Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti takohet me të dërguaren britanike: Të padrejta dënimet e Gjykatës Speciale, presim që në apel të adresohen mangësitë e aktgjykimit

23/09/2026 - 10:57
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti takohet me të dërguaren britanike: Të padrejta dënimet e Gjykatës Speciale, presim që në apel të adresohen mangësitë e aktgjykimit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri Albin Kurti tha se procesi gjyqësor ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara të Kosovës “nuk ka përfunduar”, duke shprehur pritjen që në procedurën e apelit të adresohen, siç i ka cilësuar ai, “padrejtësitë dhe mangësitë” e aktgjykimit të shkallës së parë.

Kurti tregoi për këtë pas një takimi me të Dërguarën e Posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce.

“Sot u takova edhe me të Dërguarën e Posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce. Biseduam për zhvillimet politike e të sigurisë, marrëdhëniet Kosovë–Serbi, shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe perspektivën euroatlantike të Republikës sonë”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Kurti tha se e ka falënderuar Pierce për qëndrimin e Mbretërisë së Bashkuar ndaj glorifikimit të personave të dënuar për krime lufte.

“E falënderova për qëndrimin e qartë të Mbretërisë së Bashkuar kundër glorifikimit të kriminelëve të dënuar të luftës dhe vlerësova mbështetjen e saj të palëkundur për sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës”, thuhet në postimin e tij.

Kurti u shpreh edhe për aktgjykimet e shkallës së parë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së.

“Shpreha shqetësimin për dënimet e rënda dhe të padrejta ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së në shkallën e parë të Dhomave të Specializuara. Procesi nuk ka përfunduar dhe presim që në apel të adresohen padrejtësitë dhe mangësitë e këtij aktgjykimi”, ka deklaruar Kurti.

Tha se Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar kanë lidhje historike, ndërsa theksoi edhe perspektivën e përbashkët euroatlantike.

“Me Mbretërinë e Bashkuar na lidh historia e çlirimit dhe shtetndërtimit, por edhe e ardhmja jonë e përbashkët euroatlantike. Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, statusi i vendit kandidat për BE dhe thellimin e bashkëpunimit në siguri e mbrojtje ishin po ashtu pjesë e diskutimit të sotëm me znj. Pierce”, shkroi ai

Në fund, Kurti bëri të ditur se e ka uruar paraprakisht Pierce për ditëlindjen.

“Meqë nesër Dame Karen feston ditëlindjen, pata kënaqësinë t’ia uroja paraprakisht dhe t’i dhuroja një kujtim nga Republika e Kosovës”.

JU REKOMANDOJMË

Kallas sytë te dialogu Kosovë – Serbi, në takim me të edhe Sorensen, çfarë iu tha Kurtit dhe Vuçiqit në Nju Jork

Kallas sytë te dialogu Kosovë – Serbi, në takim me të edhe Sorensen, çfarë iu tha Kurtit dhe Vuçiqit në Nju Jork
23/09/2026 - 11:58

Ditën e djeshme, kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas. Në...

Më shumëDetails

“Ka rënë shteti o bosa”- Arrestimi i Vlora Hysenit bëhet debat në komisionin parlamentar në Shqipëri

“Ka rënë shteti o bosa”- Arrestimi i Vlora Hysenit bëhet debat në komisionin parlamentar në Shqipëri
23/09/2026 - 11:43

Arrestimi i djeshëm i Vlora Hysenit, ish drejtoreshës së SHISH, ka sjellë sot debate në Komisionin parlamentar të Ligjeve. Me nisjen e mbledhjes së sotme të komisionit në...

Më shumëDetails

Altini rikthen mesazhin e babait: Nëse dashuria për lirinë gjykohet, atëherë vetë historia do të dënohet

Altini rikthen mesazhin e babait: Nëse dashuria për lirinë gjykohet, atëherë vetë historia do të dënohet
23/09/2026 - 11:42

Altin Krasniqi, djali i ish-kryeparlamentarit, Jakup Krasniqit, ka ndarë fjalimet e babait të tij në daljen e tij për të prezantuar UÇK-në si dhe fjalët e tij përfundimtare...

Më shumëDetails

Nderimet e bëra ndaj Mlladiçit, kryeministri kroat kritikon ashpër Serbinë

Nderimet e bëra ndaj Mlladiçit, kryeministri kroat kritikon ashpër Serbinë
23/09/2026 - 11:29

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç, kritikoi në OKB ceremoninë e zhvilluar në Beograd për Ratko Mlladiqin, duke e cilësuar atë si fyerje për viktimat dhe aktgjykimet e gjykatave ndërkombëtare....

Më shumëDetails

Cakolli: Si do të ishte jeta jonë nëse themeluesit e UÇK do e zgjidhnin rrugën më të sigurt për ta para 30 vitesh

Cakolli: Ndarja e 100 eurove për studentët bie ndesh me ligjin, cenon edhe garën e barabartë zgjedhore
23/09/2026 - 11:24

Eugen Cakolli, ka reaguar lidhur me zhvillimet në vend, një pas dënimit të ish-krerëve të UÇK’së, duke shtruar pyetjen se ‘‘si do të dukej jeta jonë sot sikur,...

Më shumëDetails

Protestat dhe bashkimi me Shqipërinë, Duncan: Pasojat e vendimit të Hagës po bëhen gjithnjë e më serioze

Protestat dhe bashkimi me Shqipërinë, Duncan: Pasojat e vendimit të Hagës po bëhen gjithnjë e më serioze
23/09/2026 - 11:14

Ish-këshilltari i Wesley Clark gjatë kohës së luftës në Kosovë, britaniku John Duncan, ka thënë se pakënaqësia popullore në Kosovë pas vendimit të Hagës ka çuar në një...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • A u kërcënua dhe pse e tërheqi postimin për Gani Gecin? Flet Dardan Krasniqi

    A u kërcënua dhe pse e tërheqi postimin për Gani Gecin? Flet Dardan Krasniqi

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • “E kanë detyru të rrijë në një qoshe – e kanë lidhë, e kanë trajtu në mënyrë brutale”, Bilall Sherifi për Jakup Krasniqin

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Detaje mbi informacionet që Vlora Hyseni i dha Ergys Agasit

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • A mund të ketë aktakuza të reja nga Specialja? Ja çfarë thotë avokati amerikan i Thaçit

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Policia gjermane shpall në kërkim të riun nga Vushtrria, dyshohet se privoi nga jeta një 15-vjeçar

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë