Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kushtetuesja: Kuvendi u konstituua pas afatit

23/09/2026 - 14:58
në Kryesore, Lajme
A A
Kushtetuesja: Kuvendi u konstituua pas afatit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur lidhur me kërkesat e bashkuara KO256/26 dhe KO258/26, përmes të cilave ishte kontestuar kushtetutshmëria e disa vendimeve të Kuvendit, përfshirë zgjedhjen e Kryetares së Kuvendit, mënyrën e votimit të nënkryetarëve, konstituimin e legjislaturës së re dhe zgjedhjen e Qeverisë.

Kërkesat ishin parashtruar nga deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, dhe deputetë të tjerë të Kuvendit të Kosovës.

Gjykata, në vendimin e saj të 23 shtatorit 2026, njëzëri e ka shpallur kërkesën të pranueshme.

Megjithatë, Kushtetuesja ka konstatuar se Kuvendi i Kosovës është konstituuar pas kalimit të afatit 30-ditor, të përcaktuar me nenin 66 të Kushtetutës.

Sipas Gjykatës, kalimi i këtij afati ka pasojë edhe fillimin e rrjedhjes së afateve kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, në rast se posti është vakant, si dhe për zgjedhjen e Qeverisë, në pajtim me dispozitat përkatëse të Kushtetutës.

Njëkohësisht, Gjykata ka konstatuar se deputetët duhet sa më parë të zgjedhin nënkryetarin e Kuvendit nga radhët e grupit të dytë më të madh parlamentar, në pajtim me nenin 67 të Kushtetutës.

Sa i përket Qeverisë, Kushtetuesja ka konstatuar se Vendimi nr. 11-V-007, i 13 shtatorit 2026, për zgjedhjen e Qeverisë së Kosovës, nuk është në kundërshtim me nenin 95 të Kushtetutës.

Ndërkaq, Gjykata ka përcaktuar se afati 60-ditor për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës ka filluar më 8 gusht 2026 dhe përfundon më 6 tetor 2026.

Kushtetuesja ka refuzuar kërkesën për masë të përkohshme dhe ka urdhëruar që aktgjykimi t’u komunikohet palëve dhe të publikohet në Gazetën Zyrtare.

Aktgjykimi hyn në fuqi në ditën e publikimit të tij nga Gjykata Kushtetuese.

 

JU REKOMANDOJMË

Nëse nuk zgjidhet Presidenti deri më 6 tetor, zgjedhjet e reja mbahen më së largu më 15 nëntor

Nëse nuk zgjidhet Presidenti deri më 6 tetor, zgjedhjet e reja mbahen më së largu më 15 nëntor
23/09/2026 - 15:59

Nëse nuk zgjidhet Presidenti deri më 6 tetor, zgjedhjet e reja mbahen më së largu më 15 nëntor Lajme Gazeta Express23/09/2026 15:44 Zgjedhjet e reja parlamentare, që do...

Më shumëDetails

Matoshi kritikon Kushtetuesen: Albin, grahi me tanën!

Matoshi kritikon Kushtetuesen: Albin, grahi me tanën!
23/09/2026 - 15:45

Analisti i njohur, Halil Matoshi ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila ka vendosur se konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë “Kurti 4” nuk janë në...

Më shumëDetails

Deda: Kushtetuesja e prishi matematikën e zgjedhjeve për 27 dhjetor, e ktheu në binarë konstituimin e institucioneve

Deda: Kushtetuesja e prishi matematikën e zgjedhjeve për 27 dhjetor, e ktheu në binarë konstituimin e institucioneve
23/09/2026 - 15:26

Gjykata Kushtetuese e ktheu ne binarë ligjshmërie konstituimin e institucioneve pas zgjedhjeve, tha analisti politik Ilir Deda pas vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese. “Gjithashtu, e prishi matematikën...

Më shumëDetails

Reagon deputeti i AAK-së: Dështoi Loja e pushtetarëve

Ramadani: Zërat e pakënaqur brenda VV-së do të rriten, nuk do të ketë Qeveri Kurti 3
23/09/2026 - 15:18

Deputeti i AAK-së, Burim Ramadani e ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ramadani ka thënë se me sot dështoi Loja e pushtetarëve.“Le ta mësojnë këta pushtetarët: Kushtetuta nuk...

Më shumëDetails

Gjykata Kushtetuese: Afati për zgjedhjen e presidentit mbaron më 6 tetor

Gjykata Kushtetuese: Afati për zgjedhjen e presidentit mbaron më 6 tetor
23/09/2026 - 15:06

Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se afati 60-ditor për zgjedhjen e Presidentit ka nisur më 8 gusht dhe përfundon më 6 tetor 2026. Njoftimi i Gjykatës: TË KONSTATOJË që...

Më shumëDetails

Kushtetuesja vendos: Qeveria e zgjedhur më 13 shtator nuk është në kundërshtim me Kushtetutën

Kushtetuesja vendos: Qeveria e zgjedhur më 13 shtator nuk është në kundërshtim me Kushtetutën
23/09/2026 - 15:04

Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se afati 60-ditor për zgjedhjen e Presidentit ka nisur më 8 gusht dhe përfundon më 6 tetor 2026. Njoftimi i Gjykatës: TË KONSTATOJË që...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “E kanë detyru të rrijë në një qoshe – e kanë lidhë, e kanë trajtu në mënyrë brutale”, Bilall Sherifi për Jakup Krasniqin

    “E kanë detyru të rrijë në një qoshe – e kanë lidhë, e kanë trajtu në mënyrë brutale”, Bilall Sherifi për Jakup Krasniqin

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • ‘‘Zemër, duhet të koncentrohemi’’, zbardhen bisedat mes Vlora Hysenit me Ergys Agasin, dyshohet për lidhje personale mes tyre

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Detaje mbi informacionet që Vlora Hyseni i dha Ergys Agasit

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Nafta bie pas bisedimeve Trump-Iran

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Policia gjermane shpall në kërkim të riun nga Vushtrria, dyshohet se privoi nga jeta një 15-vjeçar

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë