Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kushtetuesja: Kuvendi u konstituua pas afatit

23/09/2026 - 14:58
në Kryesore, Lajme
A A
Kushtetuesja: Kuvendi u konstituua pas afatit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur lidhur me kërkesat e bashkuara KO256/26 dhe KO258/26, përmes të cilave ishte kontestuar kushtetutshmëria e disa vendimeve të Kuvendit, përfshirë zgjedhjen e Kryetares së Kuvendit, mënyrën e votimit të nënkryetarëve, konstituimin e legjislaturës së re dhe zgjedhjen e Qeverisë.

Kërkesat ishin parashtruar nga deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, dhe deputetë të tjerë të Kuvendit të Kosovës.

Gjykata, në vendimin e saj të 23 shtatorit 2026, njëzëri e ka shpallur kërkesën të pranueshme.

Megjithatë, Kushtetuesja ka konstatuar se Kuvendi i Kosovës është konstituuar pas kalimit të afatit 30-ditor, të përcaktuar me nenin 66 të Kushtetutës.

Sipas Gjykatës, kalimi i këtij afati ka pasojë edhe fillimin e rrjedhjes së afateve kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, në rast se posti është vakant, si dhe për zgjedhjen e Qeverisë, në pajtim me dispozitat përkatëse të Kushtetutës.

Njëkohësisht, Gjykata ka konstatuar se deputetët duhet sa më parë të zgjedhin nënkryetarin e Kuvendit nga radhët e grupit të dytë më të madh parlamentar, në pajtim me nenin 67 të Kushtetutës.

Sa i përket Qeverisë, Kushtetuesja ka konstatuar se Vendimi nr. 11-V-007, i 13 shtatorit 2026, për zgjedhjen e Qeverisë së Kosovës, nuk është në kundërshtim me nenin 95 të Kushtetutës.

Ndërkaq, Gjykata ka përcaktuar se afati 60-ditor për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës ka filluar më 8 gusht 2026 dhe përfundon më 6 tetor 2026.

Kushtetuesja ka refuzuar kërkesën për masë të përkohshme dhe ka urdhëruar që aktgjykimi t’u komunikohet palëve dhe të publikohet në Gazetën Zyrtare.

Aktgjykimi hyn në fuqi në ditën e publikimit të tij nga Gjykata Kushtetuese.

 

JU REKOMANDOJMË

Organizimi i protestave, Ministria e Jashtme britanike lëshon njoftim për shtetasit e saj që duan të udhëtojnë për Kosovë

Organizimi i protestave, Ministria e Jashtme britanike lëshon njoftim për shtetasit e saj që duan të udhëtojnë për Kosovë
23/09/2026 - 14:56

Ministria e Jashtme e Britanisë së Madhe kanë lëshuar një njoftim për shtetasit që synojnë të udhëtojnë drejt Kosovës. Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare tregohet për...

Më shumëDetails

Aktakuzë ndaj katër personave për ndërtime pa leje dhe keqpërdorim të detyrës në Suharekë

Aktakuzë ndaj katër personave për ndërtime pa leje dhe keqpërdorim të detyrës në Suharekë
23/09/2026 - 14:55

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve H.M., dhe A.D., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se, në bashkëkryerje...

Më shumëDetails

Dyshimet për abuzim me shtesat e fëmijëve, Muharremi: E kapën votën

Dyshimet për abuzim me shtesat e fëmijëve, Muharremi: E kapën votën
23/09/2026 - 14:49

Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar lidhur me rënien e numrit të fëmijëve që përfitojnë nga shtesat mujore, duke e lidhur këtë me dyshimet për përfitime të padrejta nga...

Më shumëDetails

“Skënderi më thirri, shpresoj të ketë porosit KM”: Mesazhet e Vlora Hysenit me Agasin, çfarë i shkruante për drejtorin e Policisë dhe Belinda Ballukun

“Skënderi më thirri, shpresoj të ketë porosit KM”: Mesazhet e Vlora Hysenit me Agasin, çfarë i shkruante për drejtorin e Policisë dhe Belinda Ballukun
23/09/2026 - 14:37

Komunikimet mes ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, dhe Ergys Agasit nxjerrin në pah të tjera detaje, ku në bisedat mes tyre përmenden Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder...

Më shumëDetails

Rasti i Vlora Hysenit, Berisha: Rama të japë dorëheqjen, çdo veprim i saj u bë me porosi e dijeni të tij

Rasti i Vlora Hysenit, Berisha: Rama të japë dorëheqjen, çdo veprim i saj u bë me porosi e dijeni të tij
23/09/2026 - 14:31

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit lidhur me ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni. Kryedemokrati ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka qenë në...

Më shumëDetails

Nga fushatat me babën e tij, deri të protestat kundër Speciales – Foto të Endrit Thaçit, një nga personat më të komentuar

Nga fushatat me babën e tij, deri të protestat kundër Speciales – Foto të Endrit Thaçit, një nga personat më të komentuar
23/09/2026 - 14:09

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, së fundi është një nga personazhet më të komentuara në rrjetet sociale. I njëjti përgjatë ditëve të fundit është parë të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “E kanë detyru të rrijë në një qoshe – e kanë lidhë, e kanë trajtu në mënyrë brutale”, Bilall Sherifi për Jakup Krasniqin

    “E kanë detyru të rrijë në një qoshe – e kanë lidhë, e kanë trajtu në mënyrë brutale”, Bilall Sherifi për Jakup Krasniqin

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • ‘‘Zemër, duhet të koncentrohemi’’, zbardhen bisedat mes Vlora Hysenit me Ergys Agasin, dyshohet për lidhje personale mes tyre

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Detaje mbi informacionet që Vlora Hyseni i dha Ergys Agasit

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Nafta bie pas bisedimeve Trump-Iran

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Policia gjermane shpall në kërkim të riun nga Vushtrria, dyshohet se privoi nga jeta një 15-vjeçar

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë