Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rubio: Serbia e përfshirë në çështje potencialisht problematike dhe shpërthyese

24/09/2026 - 13:54
në Lajme
A A
Rubio: Serbia e përfshirë në çështje potencialisht problematike dhe shpërthyese
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
OSE

Serbia është e përfshirë në “çështje potencialisht problematike dhe shpërthyese”, deklaroi Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, pa shpjeguar në detaje se për cilat çështje bëhej fjalë.

Shefi i diplomacisë amerikane e theksoi se për sa i përket marrëdhënieve të SHBA-së me Beogradin, Washingtoni ka një partneritet strategjik me të, të cilin dëshiron ta thellojë. Por ndërkohë, me deklaratën e fortë hodhi hije dyshimi, të cilat marrin një tjetër dimension në situatën kur mbërrijnë njoftime se Europa po shqyrton plane emergjente pas provokimeve ruse dhe paralajmërimeve për sulm të mundshëm.

Presidenti i Letonisë, Edgars Rinkevics, nuk pajtohet me thirrjet e vazhdueshme dhe raportimet se Rusia mund ta sulmojë NATO-n ose Bashkimin Europian në muajt e ardhshëm, në përpjekje për ta dobësuar mbështetjen e tyre për Ukrainën. Ai thotë se kjo tashmë ka filluar.

“Ne nuk po flasim për një luftë konvencionale. Po flasim për të gjitha llojet e provokimeve, të gjitha llojet e akteve të sabotimit, të gjitha llojet e testimeve dhe, padyshim, kjo është diçka që po ndodh derisa ne po flasim”, tha lideri leton për Radion Europa e Lirë. Zyrtarë të inteligjencës europiane, CIA, madje edhe presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri polak Donald Tusk, kanë paralajmëruar ditët e fundit se Moska mund të shkojë aq larg saqë të kryejë ndonjë sulm ajror, në një formë apo tjetër, ndaj territorit të NATO-s në muajt e ardhshëm, për të treguar se zotimi i aleancës ushtarake për mbrojtje të përbashkët, sipas Nenit 5, është pak a shumë disa fjalë në një copë letre, siç thotë REL.

Rastet e sulmeve të muajve të fundit, që i janë atribuuar Rusisë përfshijnë zjarrvënie, plane për atentate dhe sabotim të infrastrukturës, si dëmtimi i hekurudhave dhe ndërhyrjet elektronike.

JU REKOMANDOJMË

Marshi në Theth, Haradinaj kërkon lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

Marshi në Theth, Haradinaj kërkon lirimin e ish-krerëve të UÇK-së
24/09/2026 - 14:53

Ish-kryetari i Aleancës Ramush Haradinaj, po vazhdon të bëjë thirrje për lirinë e çlirimtarëve të cilët janë dënuar nga Haga. Haradinaj ka marrë pjesë në marrshin e organizuar...

Më shumëDetails

Familjarët e ish-krerëve të UÇK-së vizitojnë familjen e Afrim Bunjakut

Familjarët e ish-krerëve të UÇK-së vizitojnë familjen e Afrim Bunjakut
24/09/2026 - 14:37

Familjarët e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë vizituar familjen e heroit Afrim Bunjaku, në trevjetorin e rënies së tij në krye të detyrës. Djali i ish-presidentit...

Më shumëDetails

Kaos në Kuvendin e Malit të Zi për shkarkimin e Mandiqit, dështon seanca

Kaos në Kuvendin e Malit të Zi për shkarkimin e Mandiqit, dështon seanca
24/09/2026 - 14:26

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Malit të Zi, në të cilën sot ishte paraparë të diskutohej dhe të votohej për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Andrija Mandiq,...

Më shumëDetails

BE-ja për Banjskën: Përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë

BE-ja për Banjskën: Përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë
24/09/2026 - 14:08

Në përvjetorin e tretë të sulmit terrorist në Banjskë, Bashkimi Evropian ka përsëritur thirrjen që përgjegjësit të përballen me drejtësinë, ndërsa ka shprehur keqardhjen që Serbia ende nuk...

Më shumëDetails

Deklarata e Vlora Hysenit për takim me agjentë serbë drejtuar gazetares, reagon AGSH: Shantazh, SPAK ta shikojë me seriozitet

Deklarata e Vlora Hysenit për takim me agjentë serbë drejtuar gazetares, reagon AGSH: Shantazh, SPAK ta shikojë me seriozitet
24/09/2026 - 14:01

Ish shefja e SHISH, Vlora Hyseni është përfshirë sot në një polemikë me gazetaren Klodiana Lala në hyrjen e ambienteve të GJKKO para se të njihej me masën...

Më shumëDetails

“Thuaji shefit tënd, mjaft është mjaft” – ministri i Jashtëm polak përplaset me homologun rus në OKB

“Thuaji shefit tënd, mjaft është mjaft” – ministri i Jashtëm polak përplaset me homologun rus në OKB
24/09/2026 - 13:44

Një përplasje e drejtpërdrejtë mes Polonisë dhe Rusisë u zhvillua në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ku ministri i Jashtëm polak, Radosław Sikorski, iu kundërpërgjigj ministrit të Jashtëm...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Fituesi merr çelësat e veturës që u dha shpërblim nga Emona Center

    Fituesi merr çelësat e veturës që u dha shpërblim nga Emona Center

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër, publikohen pikat e rendit të ditës

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Skandali financiar mbi 1 miliard dollarë: Organizatat ndërkombëtare kërkojnë hetim urgjent ndaj Raiffeisen Bank për shkeljen e sanksioneve

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Mihali e shqetësuar që dështoi plani për zgjedhje në dhjetor

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “Deklaratën qysh e ka thanë Kurti në Kuvend për Behajdin Allaqin e tha edhe gjyqtari i Hagës“

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë