Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Familjarët e ish-krerëve të UÇK-së vizitojnë familjen e Afrim Bunjakut

24/09/2026 - 14:37
në Lajme
A A
Familjarët e ish-krerëve të UÇK-së vizitojnë familjen e Afrim Bunjakut
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Familjarët e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë vizituar familjen e heroit Afrim Bunjaku, në trevjetorin e rënies së tij në krye të detyrës.

Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endriti, djali i, Kadri Veseli, Klestori, si dhe djali i Jakup Krasniqi, Altini, së bashku me familjarë të tjerë, kanë vizituar familjen Bunjaku.

Vizita është zhvilluar në kuadër të aktiviteteve për shënimin e trevjetorit të rënies së Afrim Bunjakut, i cili u vra më 24 shtator 2023 gjatë sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit.

Më 24 shtator 2023, veriu i Kosovës u përfshi nga një prej sulmeve më të rënda të pasluftës. Në Banjskë të Zveçanit, një grup i armatosur sulmoi Policinë e Kosovës, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku dhe plagosur dy zyrtarë policorë.

Pas përleshjeve, Policia e Kosovës vrau tre pjesëtarë të grupit dhe arrestoi tre të tjerë. Në zonën përreth Manastirit të Banjskës u gjet një arsenal i madh armësh, pajisjesh ushtarake dhe dokumentesh që autoritetet kosovare i lidhën me organizimin e sulmit.

Dy ditë pas sulmit, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, publikoi pamje ku pretendohej se shihej Milan Radoiçiq bashkë me pjesëtarë të grupit në Manastirin e Banjskës. Më 29 shtator 2023, Radoiçiq mori publikisht përgjegjësinë për sulmin.

Tre vjet pas ngjarjes, Radoiçiq vazhdon të jetë i lirë në Serbi. INTERPOL-i kishte lëshuar ndaj tij fletarrestim më 7 dhjetor 2023, ndërsa autoritetet e Kosovës kanë lëshuar letërreshtim ndërkombëtar edhe për të akuzuarit e tjerë që ndodhen jashtë vendit.

Në Kosovë, Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë më 11 shtator 2024 ndaj Radoiçiqit dhe 44 personave të tjerë, për vepra që lidhen me terrorizmin, financimin e terrorizmit dhe shpëlarjen e parave. Sipas aktakuzës, grupi akuzohet se kishte tentuar të shkëpuste veriun e Kosovës dhe ta bashkonte me Serbinë.

Një ditë pas përvjetorit të parë të sulmit, në Gjykatën Themelore në Prishtinë nisi procedura gjyqësore ndaj tre të akuzuarve që ndodhen në paraburgim. Ata nuk e pranuan fajësinë, ndërsa gjykimi vazhdon me administrimin e provave dhe dëgjimin e dëshmitarëve. Për 42 të akuzuarit e tjerë, gjykata ka refuzuar që gjykimi të zhvillohet në mungesë.

Ndërkohë, në aktakuzë Prokuroria pretendon se përgatitjet për sulmin kishin nisur më herët dhe se Radoiçiq kishte organizuar, armatosur dhe financuar pjesëtarë të grupit. Prokuroria gjithashtu pretendon për përfshirje dhe përkrahje nga struktura të Serbisë, pretendime që përbëjnë pjesë të akuzave dhe duhet të trajtohen përmes procesit gjyqësor./eo/

JU REKOMANDOJMË

Biseda e familjarit të heroit Afrim Bunjaku me Klestor Veselin: “Kadria na maroi këtë…”

Biseda e familjarit të heroit Afrim Bunjaku me Klestor Veselin: “Kadria na maroi këtë…”
24/09/2026 - 15:36

Familjarët e heroit Afrim Bunjaku pritën sot në takim djemtë e tre ish-krerëve të UÇK-së, Klestor Veselin, Endrit Thaçin dhe Altin Krasniqin. Pas pritjes formale, ata diskutuan me...

Më shumëDetails

Lyrical Son sonte mysafir në natën e nëntë të protestës “Jo në emrin tim”

Lyrical Son sonte mysafir në natën e nëntë të protestës “Jo në emrin tim”
24/09/2026 - 15:33

Artisti i njohur Lyrical Son do të jetë sonte mysafir në protestën “Jo në emrin tim”, e cila mbahet për të nëntën natë me radhë në sheshin “Skënderbeu”...

Më shumëDetails

Serbët e Kosovës mes listës së Vuçiqit dhe asaj studentore

Serbët e Kosovës mes listës së Vuçiqit dhe asaj studentore
24/09/2026 - 15:29

Zgjedhjet parlamentare në Serbi, të caktuara për 25 tetor, rikthyen në vëmendje edhe politikën e Beogradit zyrtar ndaj Kosovës, veçanërisht mes partive dhe nismave politike serbe që veprojnë...

Më shumëDetails

Parlamenti i Shqipërisë miraton pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura në Gaza

Parlamenti i Shqipërisë miraton pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura në Gaza
24/09/2026 - 15:26

Pas rikthimit në parlament, kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, sinjalizoi kalimin menjëherë në votim dhe u miratuan të gjitha ligjet e propozuara. Pas Votimit seanca u...

Më shumëDetails

Goditet grupi i dyshuar për fajde e kanosje në Prishtinë, këta janë tre të arrestuarit

Pamje: Foto e gjeneruar me AI
24/09/2026 - 15:17

Një aksion i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në Prishtinë ka rezultuar me arrestimin e tre personave, të dyshuar për përfshirje në veprat penale...

Më shumëDetails

“Sikur po i shohim ata”, familjari i Afrim Bunjakut emocionohet para djemve të çlirimtarëve

“Sikur po i shohim ata”, familjari i Afrim Bunjakut emocionohet para djemve të çlirimtarëve
24/09/2026 - 15:17

Endrit Thaçi, Altin Krasniqi dhe Klestor Veseli, djemtë e ish-krerëve të UÇK-së, kanë vizituar sot familjen e heroit Afrim Bunjaku, në trevjetorin e rënies së tij në Banjskë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Fituesi merr çelësat e veturës që u dha shpërblim nga Emona Center

    Fituesi merr çelësat e veturës që u dha shpërblim nga Emona Center

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër, publikohen pikat e rendit të ditës

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Skandali financiar mbi 1 miliard dollarë: Organizatat ndërkombëtare kërkojnë hetim urgjent ndaj Raiffeisen Bank për shkeljen e sanksioneve

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Mihali e shqetësuar që dështoi plani për zgjedhje në dhjetor

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “Deklaratën qysh e ka thanë Kurti në Kuvend për Behajdin Allaqin e tha edhe gjyqtari i Hagës“

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë