Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çfarë strategjie mund ta ndjekë Qeveria e Kosovës për apelin në Hagë?

24/09/2026 - 20:08
në Kryesore, Lajme
A A
Çfarë strategjie mund ta ndjekë Qeveria e Kosovës për apelin në Hagë?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Tetë ditë nga dënimi me burgim të përgjithshëm prej 81 vjetësh i katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, protestat kundër vendimit të shkallës së parë dhe thirrjet për një strategji shtetërore në apelimin e tij po vazhdojnë të rriten.

Kjo strategji, të cilën Qeveria e Kosovës është zotuar se do ta hartojë, nuk duhet të kufizohet thjesht në financimin e ekipeve të mbrojtjes, por duhet përfshijë grumbullimin e ekspertizës vendëse dhe ndërkombëtare, si dhe një angazhim të bashkërenduar diplomatik, vlerësojnë njohës të zhvillimeve politike, me të cilët bisedoi Radio Evropa e Lirë (REL).

Një strategji shtetërore përtej apelit

Qeveria e Albin Kurtit nuk ka shpjeguar se si do të dukej strategjia për ta luftuar në Apelin e asaj që njihet si Gjykata Speciale aktgjykimin dënues për krime lufte ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.

Zyra e Kurtit nuk i është përgjigjur pyetjeve të REL-it për më shumë hollësi rreth saj.

Por, duke folur për strategjinë më 19 shtator, Kurti kishte thënë se nevojitet pajtueshmëri për reagim sa më të përshtatshëm dhe efikas ndaj verdiktit, si në ndihmën e ekipeve në instancat e apelit, ashtu edhe në rrafshin diplomatik.

Për Donika Eminin nga Grupi Këshillues për Politikat e Ballkanit në Evropë dhe ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, në strategji duhet të përfshihen të gjitha institucionet e vendit, si dhe opozita, ndërsa atë duhet ta shtyjë përpara Ministria e Drejtësisë.

Ky dikaster qeveritar nuk është deklaruar deri tani rreth aktgjykimit, e aq më pak rreth ndonjë strategjie. Udhëheqësja e tij, Donika Gërvalla, është në qendër të kritikave, ndërsa shkarkimi i saj është ndër kërkesat e vazhdueshme në protestat e përnatshme në sheshet e kryeqytetit të Kosovës.

Ekspertizë vendëse dhe ndërkombëtare

Përtej rolit të Ministrisë së Drejtësisë, Emini dhe Deda sugjerojnë se strategjisë do t’i duhej një mekanizëm i qartë koordinues mes institucioneve, ekipeve të mbrojtjes, ekspertëve dhe përfaqësuesve të Kosovës jashtë vendit.

Kjo, sipas tyre, do t’i shmangte veprimet e ndara, dhe do të përcaktonte se kush mbledh dokumentet, kush bashkërendon ekspertizën dhe kush është përgjegjës për komunikimin diplomatik.

Deda këshillon që Kosova të grumbullojë ekspertë të fushave të ndryshme, si juristë ndërkombëtarë, historianë, arkivistë, ekspertë ushtarakë dhe hulumtues të dokumenteve, për t’i ndihmuar mbrojtjes së secilit prej të dënuarve të arrijnë sukses në apel.

“Roli i tyre nuk është ta rishkruajnë historinë apo të krijojnë fakte të reja, por të ndihmojnë mbrojtjen të gjejë dhe ta kuptojë materialin ekzistues”, sipas Dedës.

Ai thotë se prioritet duhet të jenë juristët me përvojë të drejtpërdrejtë në procedurat e apelit para gjykatave penale ndërkombëtare.

“Apeli nuk është përsëritje e gjykimit. Ai duhet të identifikojë saktësisht gabimet juridike që e bëjnë aktgjykimin të paqëndrueshëm, gabimet faktike që kanë shkaktuar padrejtësi, si dhe gabimet në përcaktimin e dënimit”, nënvizon Deda.

Kjo, sipas tij, nënkupton se mbështetja shtetërore duhet të përshtatet me nevojat e ekipeve të mbrojtjes, dhe me standardet procedurale të apelit, ndërsa vendimmarrja për argumentet dhe strategjinë juridike mbetet te mbrojtja.

Emini, në anën tjetër, argumenton se, përveç mbështetjes së drejtpërdrejtë të ekipeve të mbrojtjes, ekspertiza ndërkombëtare mund të jetë veçanërisht e rëndësishme për një dimension tjetër: për diplomacinë, për komunikimin ndërkombëtar.

“Për ta vendosur rastin në një kontekst më të gjerë dhe për të pasur diskutime mbi vetë mënyrën se si është trajtuar ky proces, pa e reduktuar çdo diskutim në tensionet politike që ekzistojnë brenda Kosovës”, thotë ajo.

Viktimat dhe diplomacia

Trupi gjykues në Hagë e shpalli katërshen e UÇK-së përgjegjëse penalisht për krimet e luftës si ndalimi arbitrar, trajtimi mizor dhe torturimi i qindra njerëzve, dhe për vrasjen e 96 njerëzve.

Deda thekson se derisa Kosova duhet përmes diplomacisë ta bëjë të qartë se aktgjykimi i shkallës së parë nuk është përfundimtar dhe se përgjegjësia penale e individëve nuk mund të shndërrohet në faj kolektiv të UÇK-së, të luftës çlirimtare apo të vetë shtetit të Kosovës, mbështetja e apelit nuk duhet të shndërrohet në mohim të vuajtjes së viktimave.

“Respekti për viktimat nuk e dobëson mbrojtjen; përkundrazi, ia shton kredibilitetin”, thotë Deda.

Teksa thotë se diplomacia duhet të jetë pjesë e secilësdo strategjie të ardhshme në procesin e apelit, Emini thekson se Qeveria duhet të jetë shumë më e kujdesshme dhe më strategjike në mënyrën se si e bën këtë.

“Diplomacia nuk është thjesht të shkosh në çdo takim dhe të thuash se nuk pajtohesh me aktgjykimin dhe se gjykata ka gabuar”, thotë ajo.

Emini kritikon Qeverinë për mungesë veprimi në këtë fushë, duke thënë se do të duhej të kishte investuar më shumë në krijimin e një diskutimi ndërkombëtar rreth këtij procesi, që nisi me arrestimin e katërshes më 2020.

Qëllimi, sipas saj, nuk do të ishte të bëhej trysni e drejtpërdrejtë mbi gjykatën, por që procesi të ndiqej, të studiohej dhe të diskutohej në mënyrë serioze në qarqet juridike, akademike dhe politike.

JU REKOMANDOJMË

Obiliqi propozon 100 euro në muaj për fëmijët me aftësi të kufizuara

Obiliqi propozon 100 euro në muaj për fëmijët me aftësi të kufizuara
25/09/2026 - 15:10

Fëmijët me aftësi të kufizuara në Komunën e Obiliqit mund të përfitojnë nga 100 euro në muaj, pas propozimit për mbështetje financiare që ka kaluar sot në Komitetin...

Më shumëDetails

“Mbetën në gjysmë edhe shumë ëndrra” – Egzoni emocionon me fjalët për Laurentin

“Mbetën në gjysmë edhe shumë ëndrra” – Egzoni emocionon me fjalët për Laurentin
25/09/2026 - 15:04

Egzon Sahiti ka përkujtuar shokun e tij të ngushtë, Laurent Krasniqin, i cili humbi jetën në një aksident tragjik në Llukar të Prishtinës. Në rrjetet sociale, ai ka...

Më shumëDetails

“Seks or*l me detyrim, drogë me shokët e shefit, trafikim”-Supremeja vërteton dënimin me burgim për pronarin e stript-klubit

“Seks or*l me detyrim, drogë me shokët e shefit, trafikim”-Supremeja vërteton dënimin me burgim për pronarin e stript-klubit
25/09/2026 - 14:54

Gjykata Themelore në Prishtinë në korrik të vitit 2025 kishte shpallur aktgjykimin dënues ndaj të akuzuarit Dodë Rica, pronar i lokalit të striptizmit “Cyborg Club-Strip” (i njohur edhe...

Më shumëDetails

Violetë Kukaj i bashkohet sonte protestës “Jo në emrin tim”, në ditën e 10-të të saj

Violetë Kukaj i bashkohet sonte protestës “Jo në emrin tim”, në ditën e 10-të të saj
25/09/2026 - 14:51

Këngëtarja e njohur Violetë Kukaj do t’i bashkohet sonte protestës “Jo në emrin tim” në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Ajo do të mbajë fjalim para pjesëmarrësve dhe do...

Më shumëDetails

Hamza pret në takim udhëheqësit e OVL të UÇK’së: Më 1 tetor, të gjithë në shesh kundër padrejtësisë

Hamza pret në takim udhëheqësit e OVL të UÇK’së: Më 1 tetor, të gjithë në shesh kundër padrejtësisë
25/09/2026 - 14:38

Kreu i PDK’së, Bedri Hamza, ka pritur në takim udhëheqësit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, me të cilët tha se ka biseduar për sfidat me...

Më shumëDetails

Akademikë dhe shoqëria civile i kërkojnë Qelajt: Dërgojeni Ligjin për Specialen në Kushtetuese

Akademikë dhe shoqëria civile i kërkojnë Qelajt: Dërgojeni Ligjin për Specialen në Kushtetuese
25/09/2026 - 14:37

Një grup përfaqësuesish të shoqërisë civile, komunitetit akademik dhe organizatave për të drejtat e njeriut i kanë kërkuar Avokatit të Popullit, Naim Qelaj, që në Gjykatën Kushtetuese ta...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Publikohet për herë të parë snajperi me të cilin policët qëlluan terroristët serbë me 24 shtator

    Publikohet për herë të parë snajperi me të cilin policët qëlluan terroristët serbë me 24 shtator

    185 Shpërndaje
    Shpërndaje 74 Tweet 46
  • Biseda e familjarit të heroit Afrim Bunjaku me Klestor Veselin: “Kadria na maroi këtë…”

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Goditet grupi i dyshuar për fajde e kanosje në Prishtinë, këta janë tre të arrestuarit

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Haxhiu e ka dërguar në Qeveri projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • A do të marrë pjesë në protestat kundër vendimit të Speciales? Kjo është përgjigjja e Kurtit

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë