Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çfarë strategjie mund ta ndjekë Qeveria e Kosovës për apelin në Hagë?

24/09/2026 - 20:08
në Kryesore, Lajme
A A
Çfarë strategjie mund ta ndjekë Qeveria e Kosovës për apelin në Hagë?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
OSE

Tetë ditë nga dënimi me burgim të përgjithshëm prej 81 vjetësh i katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, protestat kundër vendimit të shkallës së parë dhe thirrjet për një strategji shtetërore në apelimin e tij po vazhdojnë të rriten.

Kjo strategji, të cilën Qeveria e Kosovës është zotuar se do ta hartojë, nuk duhet të kufizohet thjesht në financimin e ekipeve të mbrojtjes, por duhet përfshijë grumbullimin e ekspertizës vendëse dhe ndërkombëtare, si dhe një angazhim të bashkërenduar diplomatik, vlerësojnë njohës të zhvillimeve politike, me të cilët bisedoi Radio Evropa e Lirë (REL).

Një strategji shtetërore përtej apelit

Qeveria e Albin Kurtit nuk ka shpjeguar se si do të dukej strategjia për ta luftuar në Apelin e asaj që njihet si Gjykata Speciale aktgjykimin dënues për krime lufte ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.

Zyra e Kurtit nuk i është përgjigjur pyetjeve të REL-it për më shumë hollësi rreth saj.

Por, duke folur për strategjinë më 19 shtator, Kurti kishte thënë se nevojitet pajtueshmëri për reagim sa më të përshtatshëm dhe efikas ndaj verdiktit, si në ndihmën e ekipeve në instancat e apelit, ashtu edhe në rrafshin diplomatik.

Për Donika Eminin nga Grupi Këshillues për Politikat e Ballkanit në Evropë dhe ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, në strategji duhet të përfshihen të gjitha institucionet e vendit, si dhe opozita, ndërsa atë duhet ta shtyjë përpara Ministria e Drejtësisë.

Ky dikaster qeveritar nuk është deklaruar deri tani rreth aktgjykimit, e aq më pak rreth ndonjë strategjie. Udhëheqësja e tij, Donika Gërvalla, është në qendër të kritikave, ndërsa shkarkimi i saj është ndër kërkesat e vazhdueshme në protestat e përnatshme në sheshet e kryeqytetit të Kosovës.

Ekspertizë vendëse dhe ndërkombëtare

Përtej rolit të Ministrisë së Drejtësisë, Emini dhe Deda sugjerojnë se strategjisë do t’i duhej një mekanizëm i qartë koordinues mes institucioneve, ekipeve të mbrojtjes, ekspertëve dhe përfaqësuesve të Kosovës jashtë vendit.

Kjo, sipas tyre, do t’i shmangte veprimet e ndara, dhe do të përcaktonte se kush mbledh dokumentet, kush bashkërendon ekspertizën dhe kush është përgjegjës për komunikimin diplomatik.

Deda këshillon që Kosova të grumbullojë ekspertë të fushave të ndryshme, si juristë ndërkombëtarë, historianë, arkivistë, ekspertë ushtarakë dhe hulumtues të dokumenteve, për t’i ndihmuar mbrojtjes së secilit prej të dënuarve të arrijnë sukses në apel.

“Roli i tyre nuk është ta rishkruajnë historinë apo të krijojnë fakte të reja, por të ndihmojnë mbrojtjen të gjejë dhe ta kuptojë materialin ekzistues”, sipas Dedës.

Ai thotë se prioritet duhet të jenë juristët me përvojë të drejtpërdrejtë në procedurat e apelit para gjykatave penale ndërkombëtare.

“Apeli nuk është përsëritje e gjykimit. Ai duhet të identifikojë saktësisht gabimet juridike që e bëjnë aktgjykimin të paqëndrueshëm, gabimet faktike që kanë shkaktuar padrejtësi, si dhe gabimet në përcaktimin e dënimit”, nënvizon Deda.

Kjo, sipas tij, nënkupton se mbështetja shtetërore duhet të përshtatet me nevojat e ekipeve të mbrojtjes, dhe me standardet procedurale të apelit, ndërsa vendimmarrja për argumentet dhe strategjinë juridike mbetet te mbrojtja.

Emini, në anën tjetër, argumenton se, përveç mbështetjes së drejtpërdrejtë të ekipeve të mbrojtjes, ekspertiza ndërkombëtare mund të jetë veçanërisht e rëndësishme për një dimension tjetër: për diplomacinë, për komunikimin ndërkombëtar.

“Për ta vendosur rastin në një kontekst më të gjerë dhe për të pasur diskutime mbi vetë mënyrën se si është trajtuar ky proces, pa e reduktuar çdo diskutim në tensionet politike që ekzistojnë brenda Kosovës”, thotë ajo.

Viktimat dhe diplomacia

Trupi gjykues në Hagë e shpalli katërshen e UÇK-së përgjegjëse penalisht për krimet e luftës si ndalimi arbitrar, trajtimi mizor dhe torturimi i qindra njerëzve, dhe për vrasjen e 96 njerëzve.

Deda thekson se derisa Kosova duhet përmes diplomacisë ta bëjë të qartë se aktgjykimi i shkallës së parë nuk është përfundimtar dhe se përgjegjësia penale e individëve nuk mund të shndërrohet në faj kolektiv të UÇK-së, të luftës çlirimtare apo të vetë shtetit të Kosovës, mbështetja e apelit nuk duhet të shndërrohet në mohim të vuajtjes së viktimave.

“Respekti për viktimat nuk e dobëson mbrojtjen; përkundrazi, ia shton kredibilitetin”, thotë Deda.

Teksa thotë se diplomacia duhet të jetë pjesë e secilësdo strategjie të ardhshme në procesin e apelit, Emini thekson se Qeveria duhet të jetë shumë më e kujdesshme dhe më strategjike në mënyrën se si e bën këtë.

“Diplomacia nuk është thjesht të shkosh në çdo takim dhe të thuash se nuk pajtohesh me aktgjykimin dhe se gjykata ka gabuar”, thotë ajo.

Emini kritikon Qeverinë për mungesë veprimi në këtë fushë, duke thënë se do të duhej të kishte investuar më shumë në krijimin e një diskutimi ndërkombëtar rreth këtij procesi, që nisi me arrestimin e katërshes më 2020.

Qëllimi, sipas saj, nuk do të ishte të bëhej trysni e drejtpërdrejtë mbi gjykatën, por që procesi të ndiqej, të studiohej dhe të diskutohej në mënyrë serioze në qarqet juridike, akademike dhe politike.

JU REKOMANDOJMË

Kosova publikon formacionin zyrtar për ndeshjen ndaj Irlandës

Kosova publikon formacionin zyrtar për ndeshjen ndaj Irlandës
24/09/2026 - 19:56

Kosova do të luajë sot nga ora 20:45 ndaj Irlandës në "Fadil Vokrri" në kuadër të Ligës B të Kombeve. "Dardanët" kanë publikuar formacionin zyrtar për ndeshjen e...

Më shumëDetails

“Jo në emrin tim” nesër aksion para Akademisë së Shkencave për heshtjen ndaj aktgjykimit të Speciales

“Jo në emrin tim” nesër aksion para Akademisë së Shkencave për heshtjen ndaj aktgjykimit të Speciales
24/09/2026 - 19:44

Iniciativa “JO NË EMRIN TIM” ka paralajmëruar një aksion simbolik para objektit të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK), ku do t’i drejtojë Akademisë një...

Më shumëDetails

Arrestohet në Prishtinë një person i kërkuar për “vjedhje të rëndë”

Kreu tri vjedhje- Bie në duart e policisë hajni (A.B)
24/09/2026 - 19:15

Zyrtarët policorë të Stacionit Veriu në Prishtinë kanë arrestuar një person të kërkuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”. Sipas Drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit, i arrestuari është...

Më shumëDetails

Erdogan: Jam i bindur se do t’i marrim F-35, Trump është pozitiv në këtë perspektivë

Erdogan: Jam i bindur se do t’i marrim F-35, Trump është pozitiv në këtë perspektivë
24/09/2026 - 19:00

Presidenti turk tha se Donald Trump ka shprehur vullnet pozitiv për rikthimin e Turqisë në programin e avionëve luftarakë F-35 dhe se Ankaraja tani pret hapa konkretë nga...

Më shumëDetails

Tahiri: Vendimi i Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së ishte interpretim politik

Tahiri: Shkurt e shqip, ShBA-ja është e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja e Kosovës
24/09/2026 - 18:52

Vendimi i Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së u diskutua edhe në emisionin DPT te Fidani me deputetin e Aleancës Besnik Tahiri. Tahiri tha në Klan Kosova se vendimi...

Më shumëDetails

Bardhyl Mahmuti: Situata pas 16 shtatorit sikur koha e suspendimit të autonomisë, vendimi rrënon bazat e shtetit të Kosovës

Bardhyl Mahmuti e mbyll dëshminë në Speciale: Sprovë e rëndë për të cilën s’do të flas më
24/09/2026 - 18:28

Aktivisti politik, Bardhyl Mahmuti, në një intervistë në FRONTAL të T7 ka thënë se situata në Kosovë pas vendimit të Hagës për dënimin e krerëve të UÇK’së është...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Publikohet për herë të parë snajperi me të cilin policët qëlluan terroristët serbë me 24 shtator

    Publikohet për herë të parë snajperi me të cilin policët qëlluan terroristët serbë me 24 shtator

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Fituesi merr çelësat e veturës që u dha shpërblim nga Emona Center

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Biseda e familjarit të heroit Afrim Bunjaku me Klestor Veselin: “Kadria na maroi këtë…”

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër, publikohen pikat e rendit të ditës

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Goditet grupi i dyshuar për fajde e kanosje në Prishtinë, këta janë tre të arrestuarit

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë