fytyrën, përfshirë burkat dhe nikabet, në shkolla. Kryeministrja Giorgia Meloni e ka mbështetur masën, duke deklaruar se askush nuk duhet të detyrohet ta fshehë fytyrën.
Vendimi është pjesë e një pakete masash të qeverisë italiane për integrimin në sistemin arsimor. Përveç ndalimit të mbulesave të fytyrës, qeveria planifikon edhe kufizimin e numrit të nxënësve të huaj nëpër klasa.
Meloni tha se nxënësit dhe familjet e tyre duhet të kenë mundësi të integrohen përmes mësimit të gjuhës italiane dhe njohjes së kulturës dhe ligjeve të vendit.
Sipas saj, mbulimi i plotë i fytyrës bie ndesh me parimet e lirisë individuale dhe të hapjes kulturore në mjediset shkollore.
Masa nuk përfshin shaminë e kokës, ndërsa për t’u bërë ligj kërkon miratimin e Parlamentit italian.
Meloni e bëri njoftimin gjatë një aktiviteti rinor të organizuar nga partia e saj, Vëllezërit e Italisë, në një kohë kur integrimi i migrantëve dhe politikat e migracionit mbeten ndër çështjet kryesore politike në Itali.













