Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur për media para hyrjes në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.
Kur është pyetur nëse do ta procedojnë emrin e Vlora Çitakut për nënkryetare, Hamza ka thënë se do ta respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
“Ne sot do të kërkojmë që ligji të procedohet. E respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese ai është i qartë”, ka thënë Hamza.
“Kemi kërkuar përkrahje dhe presim që i njëjti të vendoset në procedurë”, ka shtuar tutje Hamza i pyetur nëse kanë marrë përkrahje për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.












