Organizatori i protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë, Çlirim Haziri, u ka bërë thirrje qytetarëve që sonte t’i bashkohen protestës, pavarësisht reshjeve të paralajmëruara.
Haziri ka kërkuar që protestuesit të marrin me vete edhe nga një çadër, teksa protesta është paralajmëruar të mbahet në ora 21:00 në sheshin “Skënderbeu”.
“SONTE KA SHI. Merreni një çadër me vete dhe ejani. Sepse shiu mund ta lagë sheshin, por nuk e shuan zërin tonë. Sonte, edhe nën shi — bashkë për UÇK-në! 21:00 Sheshi “Skënderbeu””, ka shkruar ai në Facebook.













