Deputetja e VV-së, Arbërie Nagavci, është deklaruar për media pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
Ajo bëri të ditur se në seancën e së hënës përveç betimit të deputetëve të rinj, pritet të formohen edhe komisionet, transmeton Klankosova.tv.
Ndër të tjera, Nagavci tha se kryesia u pajtua për deklaratën e përbashkët kundër vendimit, siç e quajti ajo, të padrejtë të Gjykatës Speciale karshi ish-krerëve të UÇK-së.
“Ku pikë e rendit të ditës, përveç betimit të deputetëve, do të jetë edhe votimi i komisioneve parlamentare që e hap rrugën për punën e Kuvendit, dhe po ashtu patëm një pajtueshmëri për një deklaratë të përbashkët e cila do të shprehte edhe unitetin e jo vetëm të partive politike, por mbi të gjitha unitetin e qytetarëve në raport me një qëndrim politik me vendimin e padrejtë të Gjykatës Speciale të datës 16 shtator. Si GP i VV-së do të japim kontributin tonë, komentet tona, gjë që do të jetë në vazhdimësi të qëndrimit tonë të përhershëm në raport me Gjykatën Speciale”, tha ajo.











