Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka folur para qytetarëve të tubuar në protestën në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Bulliqi tha se lufta e UÇK-së nuk mund të njolloset dhe shprehu bindjen se ish-krerët e saj do ta fitojnë edhe këtë betejë, njofton Klankosova.tv.
“Asgjë s’mund ta njollosë luftën e pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Jemi të bindur se ish-krerët e UÇK-së do ta fitojnë edhe këtë betejë”, tha Bulliqi.Ai shtoi se dikur çlirimtarët luftuan për lirinë e popullit, ndërsa sot qytetarët janë bashkuar për lirinë e tyre.
“Dikur ata luftuan për lirinë e këtij populli, sot ne jemi bashkë për lirinë e tyre”, u shpreh Bulliqi.Nëpër plot qytete të Kosovës po protestohet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.











