Hysni Gucati nga OVL UÇK, në një lidhje direkte për Frontal T7, ka thënë se Donika Gërvalla duhet të largohet nga pozita ministrore.
Gucati ka shtuar se Gërvalla duhet t’i kërkojë falje opinionit për deklaratat e saj lidhur me Specialen.
“Unë e di që Donika Gërvalla s’ish marrë me këto, e di që ajo ka deklaruar vetë që ka deponu dokumente, ne s’kemi thanë, ajo ka thënë, janë incizimet, janë filmimet. Ne kemi kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, që Donika të japë dorëheqje. Unë du me besu që nëse don Albini ta ecë vendin përpara, edhe çështja e tyre që janë në burg atje, është mirë që Donika vetë të largohet, dhe të kërkojë falje para popullit dhe para opinionit”, ka thënë Gucati për T7.













