Detaje të shumta janë publikuar nga komunikimet mes ish-shefes së SHISH-it, Vlora Hyseni, dhe Ergys Agasit, me këtë të fundit që, sipas raportimeve, shfrytëzonte të dhënat që i jepte ish-shefja e SHISH-it për të qëndruar tetë muaj në arrati, duke iu fshehur policisë.
Në një prej bisedave, Hyseni i drejtohet Agasit me mesazhin: “Krejt radarët e shtetit i fik për ty!”, një deklaratë që ka tërhequr vëmendje të madhe në media dhe në shoqëri.
Madje, ky mesazh është bërë inspirim për disa biznese, të cilat kanë nisur ta printojnë atë edhe në bluza.












