Në “Blic Interview me Astrit Gashin”, Rama është pyetur edhe për mundësinë e një koalicioni mes LVV-së dhe PDK-së, si dhe nëse PDK-së i është ofruar marrja e Ministrisë së Punëv të Jashtme apo Ministrisë së Drejtësisë.
Rama tha se, bazuar në atë që është diskutuar në takimin mes dy liderëve, çështja e koalicionit nuk ka qenë pjesë e bisedimeve.
“Në bazë të takimit që kanë pasur dy liderët e partive, nuk ka qenë as temë e diskutimit, nuk është diskutuar çështja e koalicionit. Janë diskutuar dy çështje, ligji për Gjykatën Speciale dhe përkrahja financiare e atij procesi”, tha ai.
Sa i përket mundësisë së një marrëveshjeje politike mes dy partive, Rama tha se për një gjë të tillë duhet të ketë gatishmëri nga të dyja palët.
“Për të arritur një marrëveshje politike duhet të jenë të gatshme të dyja palët, dhe nuk po shohim gatishmëri të palës tjetër në raport me ne që ka interes”, tha Rama.












