Platforma Liria Ka Emër ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen protestës së 1 tetorit në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ata kanë publikuar edhe një video me pamjet nga protestat e mbajtura në dhjetë ditët e shkuara që i prijnë asaj të datës një të muajit të ardhshëm.
Protesta mbahet më 1 tetor, në orën 16:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.











