Altin Krasniqi, ka reaguar sërish pas dënimit të katërshes së UÇK-së nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
Krasniqi ka deklaruar se, nëse ish-krerët e UÇK-së do të gjykoheshin vetëm mbi veprimet e tyre individuale dhe jo në bazë të pozitave që kanë mbajtur në strukturat e UÇK-së, ata sot do të ishin të lirë.
“U dënua UÇK-ja, jo individët. Nëse ua heqim pozitat që kanë mbajtur në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së dhe i gjykojmë vetëm individualisht, mbi veprimet konkrete të secilit, ata sot do të ishin të lire. Por, pikërisht për shkak të pozitave të tyre në UÇK, ata u bënë ndër figurat kryesore që negociuan dhe nënshkruan Marrëveshjen e Rambujesë dhe më pas kontribuuan në krijimin e shtetit të Kosovës! Prandaj, ajo që dhemb më shumë është se, përmes tyre, është dënuar UÇK-ja dhe sakrifica e një populli të tërë”, shkroi Krasniqi.












