Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti për Masakrën e Abri së Epërme: Mizoria e Serbisë nuk harrohet

26/09/2026 - 15:39
në Lajme
A A
Kurti për Masakrën e Abri së Epërme: Mizoria e Serbisë nuk harrohet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nga foshnja në barkun e nënës Luljetë, të cilën ajo do ta quante Malësor ose Malësore, te Mihanja e cila një ditë më parë kishte mbushur 28 vjet dhe i biri i saj Valmiri, i cili kishte pesë ditë që i kishte mbushur dy vjet, te Lumnija dhe foshnja e saj në javën e gjashtë të jetës Dituria, e cila i mbijetoi masakrës por vdiq 54 ditë më vonë, tek Antigona dhe Mihanja 14 dhe 16 vjeçe, e deri te më i vjetri, Fazli Deliu, 94 vjeç. Kështu ka shkruar kryeministri, Albin Kurti.

Përmasa dhe llojet e krimeve çnjerëzore që aparati shtetëror i Serbisë kreu ndaj 23 anëtarëve të familjes Deliu nga Abria e Epërme e Drenasit, më 26 shtator 1998, janë dëshmia e pamohueshme e krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit të Serbisë ndaj shqiptarëve në luftën e fundit në Kosovë.

Prerja e barkut të një shtatëzëne, vrasja e një nëne tjetër bashkë me fëmijën dy vjeç dhe e tjetrës që mbante në duar foshnjën 40 ditëshe, dhunimi e masakrimi i vajzave 14 e 16 vjeçe, sikurse gjymtimi që iu bë kufomave pasi fillimisht ishin qëlluar me plumb në kokë, janë dëshmia e mizorisë dhe barbarisë, si dhe rezultati i urrejtjes së mbjellë ndaj shqiptarëve për dekada nga akademia serbe, ideatores që fshihet prapa perdes teksa sheh frytet e politikës së saj fashiste, shoviniste e ekspansioniste.

Po atë ditë, më 26 shtator 1998, aparati i armatosur shtetëror i Serbisë kreu masakër në fshatin Gollubovc të Malishevës, duke lidhur e torturuar dhe më pas ekzekutuar civilë shqiptarë.

Drejtësia është detyrim dhe më e pakta që duhet bërë për viktimat dhe familjet, andaj trysnia ndërkombëtare ndaj fqinjit verior duhet të jetë më e madhe se kurrë më parë.

Lavdi të gjithë të rënëve për lirinë Kosovës

JU REKOMANDOJMË

Qeveria miraton disa projektligje, përfshirë edhe Projektligjin për Byronë që ua nisi Gërvalla përmes Naserit

Qeveria miraton disa projektligje, përfshirë edhe Projektligjin për Byronë që ua nisi Gërvalla përmes Naserit
26/09/2026 - 15:43

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se ka zhvilluar mbrëmë mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar një varg projektligjesh dhe vendimesh. Ndër projektligjet e miratuara është edhe ai...

Më shumëDetails

Gërvalla nuk i përmend me emra ish-krerët e UÇK-së, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtjen e tyre

Gërvalla nuk i përmend me emra ish-krerët e UÇK-së, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtjen e tyre
26/09/2026 - 15:15

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla në një konferencë për media tregoi me shifra se sa kanë shpenzuar në mbrojtjen e ish krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit,...

Më shumëDetails

Këta janë dy të plagosurit te “Gizzi” në Prishtinë

Të shtëna me armë në Gizzi Grill, 2 të plagosur
26/09/2026 - 15:11

Sot, rreth orës 05:00, Policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në magjistralen Prishtinë–Ferizaj. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se të plagosurit janë Rinor...

Më shumëDetails

Gërvalla flet 10 ditë pas aktgjykimit: S’kam bashkëpunuar me Specialen, po angazhohemi për Apelin

Gërvalla flet 10 ditë pas aktgjykimit: S’kam bashkëpunuar me Specialen, po angazhohemi për Apelin
26/09/2026 - 15:02

Saktësisht dhjetë ditë pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale ku i dënoi ish-krerët e UÇK-së, është bërë e “gjallë”, ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla. Ajo sot e shtunë ka...

Më shumëDetails

Inspektorati zbulon shkelje skandaloze në “Ar-Dent”: staf i palajmëruar, implantologji dhe radiologji pa licencë – 3 mijë euro gjobë

Foto: Dr. Ardian Kozhani - themelues i "Ar Dent"
26/09/2026 - 14:41

Gjatë hulumtimit për institucionet shëndetësore private që operojnë në mënyrë të kundërligjshme, me shërbime të palicencuara dhe staf ilegal (të palicencuar), kemi hasur edhe në një ambulancë stomatologjike...

Më shumëDetails

Gërvallla: I jam futur punës që nga dita e parë për betejë ndaj Speciales

Gërvallla: I jam futur punës që nga dita e parë për betejë ndaj Speciales
26/09/2026 - 14:37

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka folur për herë të parë pas aktgjykimit dënues të shkallës së parë në Gjykatën e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Ajo tha...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Takimi Kurti-Hamza pas vendimit në Hagë, çka u diskutua? Rrahman Rama jep detaje

    Takimi Kurti-Hamza pas vendimit në Hagë, çka u diskutua? Rrahman Rama jep detaje

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Të shtëna me armë në Gizzi Grill, 2 të plagosur

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këta janë dy të plagosurit te “Gizzi” në Prishtinë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Publikohet për herë të parë snajperi me të cilin policët qëlluan terroristët serbë me 24 shtator

    197 Shpërndaje
    Shpërndaje 79 Tweet 49
  • “Ebo Klinika” në Vushtrri ofronte shërbime logopedike pa licencë – Inspektorati e gjobiti dhe i ndërpreu përkohësisht veprimtarinë

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë