Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nga Hati e TikTokut tek prokurori i SPAK, personazhet në videot e Gys Agasit

28/09/2026 - 15:29
në Lajme
A A
Nga Hati e TikTokut tek prokurori i SPAK, personazhet në videot e Gys Agasit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Identifikohen të tjerë personazhe, të cilët kanë frekuentuar zyrën e Gys Agasit, disa nga të cilët shfaqen edhe në pamjet filmike që disponon SPAK-u. Sipas burimeve, në regjistrimet e gjata audio dhe video nga sistemi i përgjimit që Ergys Agasi kishte montuar vetë në zyrën e tij, shfaqet edhe influencierja Hatixhe Brika (Hati), e njohur për jetën lulsoze dhe të ardhura me burim të dyshimtë.

Në verën e vitit 2025, një prokuror i SPAK, pjesë e sektorit të luftës kundër krimit të organizuar dhe i vlerësuar për operacionet kundër grupeve kriminale, mësohet se është shfaqur me Gys Agasin në Palasë. Nuk dihet nëse i ka ofruar Agasit të dhëna hetimore, ndërsa ka dyshime se prokurori mund të jetë shantazhuar.

Në videot e Gysit mësohet se shfaqet edhe një gjyqtare e GJKKO, e cila duket se ka vendosur në siklet Altin Dumanin, prokurorin e çështjes. Gysin e ka takuar edhe gjyqtarja e famshme I. R.

Verën e vitit 2025, me Gys Agasin në Palasë është shfaqur edhe gazetari Elvi Fundo. Sipas burimeve, Agasi dhe Fundo janë filmuar nën një çadër, shumë miqësorë dhe duke konsumuar alkool, pas një fushate sulmesh mediatike të Fundos ndaj Agasit. Strukturat që i kanë monitoruar kanë dyshime se Fundo është mburrur tek Agasi për ndikimin e pretenduar të tij tek prokurorët Altin Dumani dhe Ols Dado.

Ish drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni, shfaqet jo vetëm në videot e Gys Agasit, por është monitoruar edhe në restorante në periferi të Tiranës me Agasin. Përpos ish drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, në videot e Agasit mësohet se shfaqet edhe ish ish-drejtoresha S. Q.

Të paktën 20 drejtoresha, ish drejtoresha dhe drejtorë të tjerë kanë hyrë në zyrën e Agasit në ish Bllok, zyrë e cila për disa kohë ka pasur fuqinë e paradhomës së kryeministrit. Në shfaqjen e shumicës së këtyre personazheve nuk ka asgjë të paligjshme.

Dy zonja të hijshme të PD-së, njëra ish deputete, shfaqen në videot e Agasit. Njëra prej tyre, e cila e kundron Berishën me aq ëmbëlsi, në një rast, është ndeshur me Çim Pekën në derën e zyrës Agasit, ajo duke hyrë dhe Peka duke dalë. Çim Peka mësohet se ka shërbyer si interlokutor mes Shkëlzen Berishës dhe Gys Agasit.

Ish drejtori i Policisë, Ilir Proda mësohet se raportonte sistematikisht para Gys Agasit. Me Agasin shfaqet edhe biznesmeni L. L., i cili kërkonte të zgjidhte hallin e bllokimit të një investimi në jug të vendit për shkak të pretendimeve mbi pronat. Ai gati se nuk humbi edhe atë që kishte arritur.

Më i zhgënjyeri nga bashkëpunimi me Gysin është Klod Allajbeu, i cili e akuzon se i tjetërsoi pronat në Hipotekë, duke i kaluar në emrin e tij. Nga planet ambicioze për biznes, Gysi dhe Klodi kaluan në kërcënime. Madje thuhet se Klodi i ka shpëtuar për një fije fatit të Gerond Meçes. Konflikti për pronësinë e EQUOS Resort vijon të jetë i hapur.

Gys Agasi u shndërrua në një Grigori Rasputin pranë pushtetit të Edi Ramës. Ndryshe nga Rasputin i cili pretendonte se kishte aftësi shëruese, duke i diktuar kështu Carit emërime të rëndësishme, Agasi kishte aftësi për të zgjidhur halle karriere, biznesi dhe në disa raste edhe zemre.

JU REKOMANDOJMË

Von der Leyen viziton Kosovën këtë javë, takime me Haxhiun dhe Kurtin

Von der Leyen viziton Kosovën këtë javë, takime me Haxhiun dhe Kurtin
28/09/2026 - 16:23

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të vizitojë këtë javë Kosovën, në kuadër të një turneu në Ballkanin Perëndimor. Vizita e saj në rajon do...

Më shumëDetails

A ka votë nëse ka kandidat të LDK-së për president? Flet Hykmete Bajrami

Bajrami: Pushteti i VV-së po kundërmon drogë, korrupsion dhe pazarllëqe
28/09/2026 - 15:53

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka thënë se nuk ka informacion nëse po zhvillohet ndonjë takim mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe...

Më shumëDetails

Daut Haradinaj: Deklarata 13 ditë pas aktgjykimit, vlen vetëm nëse këtë javë zhbëhet Specialja

Pas ngjajeve të djeshme, Haradinaj: Pastrojeni uniformën e policisë nga fajdexhinjtë
28/09/2026 - 15:47

Anëtari i Kryesisë së Aleancës, Daut Haradinaj, ka reaguar pas deklaratës së Kuvendit të Kosovës pas vendimit dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke kërkuar veprime konkrete përballë Gjykatës...

Më shumëDetails

Altin Krasniqi: Pa u votuar ligji për Gjykatën Speciale, nuk është bërë asgjë konkrete

Altin Krasniqi: Pa u votuar ligji për Gjykatën Speciale, nuk është bërë asgjë konkrete
28/09/2026 - 15:20

Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, ka reaguar pas votimit të Deklaratës në Kuvendin e Kosovës lidhur me Gjykatën Speciale, duke thënë se kjo është një nismë e mirë,...

Më shumëDetails

Gani Geci e gjen vëllain e Fabio Caldinit që shau dhe akuzoi rëndë: “Më kërkoi falje, por puna nuk mbaron këtu”

Gani Geci e gjen vëllain e Fabio Caldinit që shau dhe akuzoi rëndë: “Më kërkoi falje, por puna nuk mbaron këtu”
28/09/2026 - 14:59

Gani Geci ka reaguar pas një takimi me Jetmir Cakiqin, të cilin e prezanton si vëllain e Fatmir Cakiqit, i njohur në rrjete sociale me emrin Fabio Caldini....

Më shumëDetails

Pllashniku që lypi burg për veten, kërkon ndihmë institucionale për ta takuar kryetaren e Gjykatës Speciale

Pllashniku që lypi burg për veten, kërkon ndihmë institucionale për ta takuar kryetaren e Gjykatës Speciale
28/09/2026 - 14:41

Veterani i UÇK-së, Agim Pllashniku, i cili kishte kërkuar të burgosej nga indinjata me aktgjykimin dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ka kërkuar ndihmë nga Ministria e Drejtësisë për...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gani Geci e gjen vëllain e Fabio Caldinit që shau dhe akuzoi rëndë: “Më kërkoi falje, por puna nuk mbaron këtu”

    Gani Geci e gjen vëllain e Fabio Caldinit që shau dhe akuzoi rëndë: “Më kërkoi falje, por puna nuk mbaron këtu”

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Gjetje shqetësuese në “Target Clinic”: Shërbime pediatrike pas pezullimit, pacientë të paevidentuar dhe mjek i paregjistruar

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Këta janë 9 të arrestuarit në Zubin Potok në operacionin që ndërlidhet me rastin “Grupi i Intelektualëve” (Emrat)

    138 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 35
  • Aleksandar Vuçiq jep dorëheqjen si president i Serbisë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Klinika “Fiziocromed” e Sami Pllanës zbulohet se vepronte pa licencë dhe me staf të palicencuar – Gjobitet me 4 mijë euro

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë