Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rrahmani: Mbështetja e deklaratës për Gjykatën Speciale, por jo e ligjit, është dyfytyrësi politike

28/09/2026 - 17:57
në Lajme
A A
Eman Rrahmani pretendon se në VV është shtuar numri i votave kundër Kodit Civil
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmani, ka deklaruar se mbështetja e deklaratës së përbashkët të Kuvendit për aktgjykimin denues te Gjykatës Speciale, pa mbështetur edhe ligjin që synon adresimin e padrejtësive të mundshme, nuk ka kuptim.

Rrahmani i bëri këto deklarata në një bisedë në emisionin “Five” të RTV Dukagjinit, ku u diskutua për miratimin e deklaratës së përbashkët të Kuvendit të Kosovës, 12 ditë pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Ai ka falënderuar deputetët që e mbështetën deklaratën, por ka theksuar se ajo nuk ka efekte juridike në procesin gjyqësor.

“Falënderoj gjithë deputetët që e kanë mbështetur një deklaratë të përbashkët. Kjo deklaratë nuk ka efekte juridike për procesin, por është thjesht një deklarim i përbashkët për krejt atë që ka ndodhur”, ka thënë Rrahmani.

Ai ka shtuar se seanca është vonuar për shkak të mospajtimeve ndërmjet partive politike, duke paralajmëruar se mund të ketë edhe pozicionime të ndryshme politike lidhur me hapat e ardhshëm.

Altin Krasniqi: Pa ligjin për Gjykatën Speciale, Kuvendi asgjë konkrete nuk ka bërë

Deputeti i PDK-së ka theksuar se mbështetja e deklaratës dhe kundërshtimi i ligjit të propozuar për Gjykatën Speciale do të përbënin, sipas tij, dyfytyrësi politike.

“Mbështetja e kësaj deklarate dhe mosmbështetja e ligjit nesër nuk ka kuptim. I bie me pas dyfytyrësi politike. Sepse i vetmi proces që ne, si Kuvend dhe deputetë, mundemi me i ndihmu kthimit të drejtësisë që i është bërë popullit shqiptar dhe UÇK-së, është përmes votimit të ligjit që do të jetë si garanci për përmirësimin e padrejtësive që mund të bëhen në shkallën e dytë”, ka deklaruar Rrahmani.

Në këtë kontekst, ai i ka bërë thirrje Qeverisë që të japë një opinion ligjor për çështjen në fjalë.

Rrahmani ka argumentuar se Qeveria mund të japë vlerësimin e saj juridik, ndërsa vendimmarrja për ligjet i takon Kuvendit.

Ai ka theksuar se, sipas tij, Qeveria nuk ka kompetencë të ndryshojë apo plotësojë ligjin e dërguar, por mund të japë opinionin e saj, përpara se Kuvendi të vendosë për të.

JU REKOMANDOJMË

Grupi Multietnik merr drejtimin e Komisionit për Media, Albert Kinolli votohet si kryetar

Haxholli nga KDI: Sot shpërndahet Kuvendi i Kosovës
28/09/2026 - 18:37

Kuvendi i Kosovës ka votuar sot formimin e 16 komisioneve parlamentare dhe përbërjen e tyre. Në këto komisione do të përfaqësohen edhe deputetët e Grupit Multietnik. Fokusi i...

Më shumëDetails

Deliu thirrje ministres Gërvalla: Mos e zvarrit Projektligjin për Dhomat e Specializuara, sille ligjin

Deliu thirrje ministres Gërvalla: Mos e zvarrit Projektligjin për Dhomat e Specializuara, sille ligjin
28/09/2026 - 17:33

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, i ka bërë thirrje ministres në detyrë të Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schwarz, që ta procedojë në Qeveri Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit...

Më shumëDetails

Këshilli i Sigurisë në Shqipëri mblidhet pas rastit Hyseni: Të respektohen hetimet

Këshilli i Sigurisë në Shqipëri mblidhet pas rastit Hyseni: Të respektohen hetimet
28/09/2026 - 17:29

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Shqipërisë u bëri thirrje të hënën institucioneve që të respektojnë hetimet e pavarura të drejtësisë, pas vendimit për arrest shtëpiak ndaj ish-drejtoreshës së...

Më shumëDetails

Miratimi i deklaratës për aktgjykimin e Speciales, Rama: Kosova foli me një zë

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
28/09/2026 - 17:11

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas miratimit të Deklaratës së Kuvendit të Kosovës për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Më shumëDetails

Mërgata shqiptare në Bavari mobilizohet në mbështetje të protestës “Liria Ka Emër”

Mërgata shqiptare në Bavari mobilizohet në mbështetje të protestës “Liria Ka Emër”
28/09/2026 - 16:51

Mërgata shqiptare në Bavari po mobilizohet në mbështetje të protestës së thirrur nga platforma “LIRIA KA EMËR”, duke shprehur solidaritetin e saj me zhvillimet në Kosovë. Veprimtari, Shqiptar...

Më shumëDetails

Bahtiri njofton se LVV e çoi në Komisionin për mbikëqyrjen e AKI-së: Përgjegjësitë shtetërore nuk kërkojnë zhurmë, kërkojnë qëndrim

Bahtiri njofton se LVV e çoi në Komisionin për mbikëqyrjen e AKI-së: Përgjegjësitë shtetërore nuk kërkojnë zhurmë, kërkojnë qëndrim
28/09/2026 - 16:45

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri ka njoftuar se partia e ka përzgjedhur për përfaqësues në Komisionin Parlamentar për Mbikëqyrjen e Asgjencisë së Kosovës për Inteligjencë. “Me propozimin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gani Geci e gjen vëllain e Fabio Caldinit që shau dhe akuzoi rëndë: “Më kërkoi falje, por puna nuk mbaron këtu”

    Gani Geci e gjen vëllain e Fabio Caldinit që shau dhe akuzoi rëndë: “Më kërkoi falje, por puna nuk mbaron këtu”

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Gjetje shqetësuese në “Target Clinic”: Shërbime pediatrike pas pezullimit, pacientë të paevidentuar dhe mjek i paregjistruar

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Këta janë 9 të arrestuarit në Zubin Potok në operacionin që ndërlidhet me rastin “Grupi i Intelektualëve” (Emrat)

    140 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Aleksandar Vuçiq jep dorëheqjen si president i Serbisë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Gazetari i CNN-it ia përplas Vuçiqit krimet e Serbisë: Kur Perëndimi mendon për ju, i kujtohen luftërat në Ballkan

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë