Kuvendi i Kosovës ka votuar sot formimin e 16 komisioneve parlamentare dhe përbërjen e tyre.
Në këto komisione do të përfaqësohen edhe deputetët e Grupit Multietnik.
Fokusi i përfaqësimit të Grupit Multietnik është Komisioni për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, i cili do të drejtohet nga Albert Kinolli, i zgjedhur kryetar i këtij komisioni.
Propozimet e Grupit Multietnik:
1. Në Komisionin për Buxhet kemi anëtare Emilija Rexhepin.
2. Në Komisionin për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe Kthim zëvendëskryetar të dytë, Bahrim Shabani, kurse anëtarë kemi Fatma Taçi, Albert Kinolli dhe Fridon Lala.
3. Në Komisionin për Legjislacion, Albert Kinolli.
4. Në Komisionin për Integrime Evropiane e kemi Fridon Lala.
5. Në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Bahrim Shabani, zëvendëskryetar i dytë.
6. Në Komisionin për Arsim, anëtare Fatma Taçi.
7. Në Komisionin për Ekonomi, Industri dhe Ndërmarrësi, zëvendëskryetar të dytë Artan Asllani.
8. Komisioni për Mjedis, Planifikim Hapësinor e kemi anëtar Ergyl Mazrek.
9. Komisioni për Shëndetësi, zëvendëskryetar të dytë Ergyl Mazrek.
10. Komisioni për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, kryetar, Albert Kinolli.
11.Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, anëtar, Fridon Lalën.
12. Në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticion, zëvendëskryetar të dytë Ergyl Mazrek.
13. Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike anëtar, Artan Asllanin.
14. Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencën, zëvendëskryetar të dytë Fridon Lala.
15. Komisioni për Kulturë, Turizëm, Sport dhe Rini, anëtar Albert Kinolli.
16. Komisioni për Mirëqenie Sociale, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Persona të Pagjetur, ezëvendëskryetar të dytë Artan Asllani.














