Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti kërkon marrëveshje për presidentin: Le të ulemi bashkë – zgjedhjet janë të panevojshme

30/09/2026 - 10:52
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti kërkon marrëveshje për presidentin: Le të ulemi bashkë – zgjedhjet janë të panevojshme
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
OSE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë thirrje për një marrëveshje të re politike për zgjedhjen e presidentit, duke thënë se vendi ndodhet përpara një situate urgjente pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata ka përcaktuar se afati 60-ditor për zgjedhjen e presidentit përfundon më 6 tetor 2026.

Në mbledhjen e qeverisë, Kurti tha se marrëveshja e mëparshme me LDK-në është shkelur dhe se gjashtë deputetë të kësaj partie nuk e kanë mbështetur atë.

“Aktgjykimi i Kushtetueses i cili prodhoi një normë të re lidhur me rrjedhjen e afatave për zgjedhjen e presidentit na vë përpara një situate urgjente për veprim. Ne kemi një marrëveshje me LDK-në, por e dimë që ajo u shkel dhe u braktis nga gjashtë deputetë të saj, përkundër që ajo e kishte bekimin e kryesisë së partisë së tyre”.

Ai theksoi se kanë mbetur edhe gjashtë ditë për arritjen e një marrëveshjeje dhe zgjedhjen e presidentit.

“Para nesh po sot kemi edhe 6 ditë të plota për t’i dhënë vendit president ose presidente të re. Përveç arritjes së një marrëveshjeje të re dhe zgjedhjes së presidentit, përveç së arritjes së një marrëveshje të re dhe zgjedhja e presidentit është e mundshme, rrjedhimisht zgjedhjet e reja të panevojshme me pasoja të rënda gjithsesi se janë të shmangshme, andaj le të ulemi bashkë”.

Kurti paralajmëroi se dështimi për zgjedhjen e presidentit do ta çonte vendin drejt zgjedhjeve të reja, të cilat, sipas tij, nuk do ta zgjidhnin çështjen e presidentit dhe do të krijonin paqartësi institucionale.

“Zgjedhjet e reja, ndonëse do të shkaktoheshin si pasojë e dështimit për zgjedhjen e presidentit, sërish nuk do të ishin zgjedhje për president. Ato, përveçse pa Kuvend edhe një herë, këtë herë do të na linin edhe me paqartësi për ushtrimin e detyrës së presidentit. Ndërkaq qeveria do të mbetej në detyrë. Nuk kemi nevojë që të shkojmë pa numër herë në zgjedhje vetëm për të arritur në pikën e njëjtë. Vendit tonë më shumë se kurrë i duhet stabiliteti institucional”, deklaroi Kurti.

JU REKOMANDOJMË

Kurti: Aktgjykimi mijëra faqësh mund të dalë brenda javësh, ish-krerët e UÇK-së duhet t’i mbrojmë së bashku me Shqipërinë që të dalim triumfues

Kurti: Aktgjykimi mijëra faqësh mund të dalë brenda javësh, ish-krerët e UÇK-së duhet t’i mbrojmë së bashku me Shqipërinë që të dalim triumfues
30/09/2026 - 12:49

Kryeministri Albin Kurti evidentoi “defekte kapitale” në punën e Gjykatës Speciale në Hagë, e cila në shkallë të parë i dënoi me gjithsej 81 vjet burgim për krime...

Më shumëDetails

Operacion në Prizren për fajde, arrestohen dy persona

Arrestohet një serb në veri të Mitrovicës, dyshohet për krime lufte
30/09/2026 - 12:48

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në fshatin Randobravë të Prizrenit, të dyshuar për përfshirje në fajde dhe detyrim. Operacioni është zhvilluar më 29...

Më shumëDetails

Haradinaj fton qytetarët në protestën kundër vendimit ndaj krerëve të UÇK-së: Jo në emrin tim, jo në emër të popullit të Kosovës

Haradinaj fton qytetarët në protestën kundër vendimit ndaj krerëve të UÇK-së: Jo në emrin tim, jo në emër të popullit të Kosovës
30/09/2026 - 12:39

Ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e nesërme në Prishtinë, në mbrojtje të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kundër vendimit dënues ndaj...

Më shumëDetails

PDK-ja do ndryshimin e ligjit për Specialen si prioritet, Kurti: Këto diskutime s’duhet t’i bëjmë në media, jam optimist

PDK-ja do ndryshimin e ligjit për Specialen si prioritet, Kurti: Këto diskutime s’duhet t’i bëjmë në media, jam optimist
30/09/2026 - 12:36

Kryeministri Albin Kurti tha se “ekziston rruga në të cilën mund të ecim bashkë” lidhur me ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale dhe zgjedhjen e Presidentit. Kurti tha...

Më shumëDetails

Projektligji për Specialen po analizohet në Ministrinë e Drejtësisë dhe të Financave, Kurti: Brenda javës marrim përgjigje

Projektligji për Specialen po analizohet në Ministrinë e Drejtësisë dhe të Financave, Kurti: Brenda javës marrim përgjigje
30/09/2026 - 12:26

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se tashmë projektligji i propozuar nga PDK për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara është dërguar për vlerësim në zyrat...

Më shumëDetails

Tahiri – deputetëve të VV’së: Thoni Gërvalles që ta sjell ligjin për Specialen se jemi blloku

Tahiri – deputetëve të VV’së: Thoni Gërvalles që ta sjell ligjin për Specialen se jemi blloku
30/09/2026 - 12:16

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, në mbledhjen e komisionit për legjislacion, ka folur për projektligjin për Specialen, duke shtruar pyetjen se pse ky ligj s’po dërgohet në Kuvend...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gjetje shqetësuese në “Target Clinic”: Shërbime pediatrike pas pezullimit, pacientë të paevidentuar dhe mjek i paregjistruar

    Gjetje shqetësuese në “Target Clinic”: Shërbime pediatrike pas pezullimit, pacientë të paevidentuar dhe mjek i paregjistruar

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • I dëmtuari në gjykimin ndaj Curri, Maqanit, Thaqit, Bojkut dhe Nikës : Pash që po më shkatërronin me kamatë e borxh

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Deputeti i LVV’së tregon nëse e votojnë Ramush Haradinajn për president

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Amerikani kërkoi shofere grua për bashkëshorten, suspendohet punëtori i ‘Hej Taxi’ pas komentit skandaloz

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Avokati i njohur Kastriot Feka fiton rastin në Gjykatën Supreme për Shoqatën e Biokimistëve Klinikë ndaj Ministrisë së Shëndetësisë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë