Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti kërkon marrëveshje për presidentin: Le të ulemi bashkë – zgjedhjet janë të panevojshme

30/09/2026 - 10:52
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti kërkon marrëveshje për presidentin: Le të ulemi bashkë – zgjedhjet janë të panevojshme
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë thirrje për një marrëveshje të re politike për zgjedhjen e presidentit, duke thënë se vendi ndodhet përpara një situate urgjente pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata ka përcaktuar se afati 60-ditor për zgjedhjen e presidentit përfundon më 6 tetor 2026.

Në mbledhjen e qeverisë, Kurti tha se marrëveshja e mëparshme me LDK-në është shkelur dhe se gjashtë deputetë të kësaj partie nuk e kanë mbështetur atë.

“Aktgjykimi i Kushtetueses i cili prodhoi një normë të re lidhur me rrjedhjen e afatave për zgjedhjen e presidentit na vë përpara një situate urgjente për veprim. Ne kemi një marrëveshje me LDK-në, por e dimë që ajo u shkel dhe u braktis nga gjashtë deputetë të saj, përkundër që ajo e kishte bekimin e kryesisë së partisë së tyre”.

Ai theksoi se kanë mbetur edhe gjashtë ditë për arritjen e një marrëveshjeje dhe zgjedhjen e presidentit.

“Para nesh po sot kemi edhe 6 ditë të plota për t’i dhënë vendit president ose presidente të re. Përveç arritjes së një marrëveshjeje të re dhe zgjedhjes së presidentit, përveç së arritjes së një marrëveshje të re dhe zgjedhja e presidentit është e mundshme, rrjedhimisht zgjedhjet e reja të panevojshme me pasoja të rënda gjithsesi se janë të shmangshme, andaj le të ulemi bashkë”.

Kurti paralajmëroi se dështimi për zgjedhjen e presidentit do ta çonte vendin drejt zgjedhjeve të reja, të cilat, sipas tij, nuk do ta zgjidhnin çështjen e presidentit dhe do të krijonin paqartësi institucionale.

“Zgjedhjet e reja, ndonëse do të shkaktoheshin si pasojë e dështimit për zgjedhjen e presidentit, sërish nuk do të ishin zgjedhje për president. Ato, përveçse pa Kuvend edhe një herë, këtë herë do të na linin edhe me paqartësi për ushtrimin e detyrës së presidentit. Ndërkaq qeveria do të mbetej në detyrë. Nuk kemi nevojë që të shkojmë pa numër herë në zgjedhje vetëm për të arritur në pikën e njëjtë. Vendit tonë më shumë se kurrë i duhet stabiliteti institucional”, deklaroi Kurti.

JU REKOMANDOJMË

Dehari i papërmirësueshëm, Kushtetuesja thotë se i vazhdoi shkeljet duke i cenuar detyrimet e tij gjatë seancës konstituive

Dehari i papërmirësueshëm, Kushtetuesja thotë se i vazhdoi shkeljet duke i cenuar detyrimet e tij gjatë seancës konstituive
30/09/2026 - 11:51

Kuvendi u konstituua me mbi një muaj vonesë dhe gjatë kësaj periudhe, kryesuesi i seancës, Avni Dehari – deputeti më i vjetër i Kuvendit që vjen nga LVV-ja...

Më shumëDetails

Përplasje në Komisionin për Legjislacion, PDK largohet për shkak të Projektligjit për Specialen

Përplasje në Komisionin për Legjislacion, PDK largohet për shkak të Projektligjit për Specialen
30/09/2026 - 11:39

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion ka kritikuar të njëjtën pasi në rënd të ditës nuk është përfshirë Projektligji për ndryshim/plotësimin e Ligjit...

Më shumëDetails

PDK thërret konferencë për media

PDK thërret konferencë për media
30/09/2026 - 11:27

Partia Demokratike e Kosovës mban sot konferencë për media në hollin e Kuvendit të Kosovës. Konferenca fillon nga ora 11:30. Nuk dihet arsyeja e konferencës.

Më shumëDetails

Zbulohet virus i ri në Kinë: Transmetohet nga rriqrat

Zbulohet virus i ri në Kinë: Transmetohet nga rriqrat
30/09/2026 - 11:24

Shkencëtarët në Kinë kanë identifikuar një virus të panjohur më parë, i cili transmetohet nga rriqrat dhe shkakton simptoma të ngjashme me gripin. Zbulimi mund të shpjegojë një...

Më shumëDetails

Kurti: Në New York ngrita shqetësimin për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Kurti: Në New York ngrita shqetësimin për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
30/09/2026 - 11:10

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë ka folur për vizitën e tij disaditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mori pjesë në kuadër të...

Më shumëDetails

Avokati amerikan: Autoritetet në Kosovë s’bënë ndonjë përpjekje për të krijuar pritshmëri që Thaçi e të tjerët mund edhe të mos liroheshin

Avokati amerikan: Autoritetet në Kosovë s’bënë ndonjë përpjekje për të krijuar pritshmëri që Thaçi e të tjerët mund edhe të mos liroheshin
30/09/2026 - 11:07

Avokati amerikan Clint Williamson që ka udhëhequr grupin hetimor të ngritur nga Bashkimi Evropian për të hetuar akuzat për krime lufte të bëra në një raport të Këshillit...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gjetje shqetësuese në “Target Clinic”: Shërbime pediatrike pas pezullimit, pacientë të paevidentuar dhe mjek i paregjistruar

    Gjetje shqetësuese në “Target Clinic”: Shërbime pediatrike pas pezullimit, pacientë të paevidentuar dhe mjek i paregjistruar

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • I dëmtuari në gjykimin ndaj Curri, Maqanit, Thaqit, Bojkut dhe Nikës : Pash që po më shkatërronin me kamatë e borxh

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Deputeti i LVV’së tregon nëse e votojnë Ramush Haradinajn për president

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Amerikani kërkoi shofere grua për bashkëshorten, suspendohet punëtori i ‘Hej Taxi’ pas komentit skandaloz

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Avokati i njohur Kastriot Feka fiton rastin në Gjykatën Supreme për Shoqatën e Biokimistëve Klinikë ndaj Ministrisë së Shëndetësisë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë