Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pushime të copëtuara, orë shtesë pa pagesë dhe shkelje ndaj nënave lehona -çfarë gjeti Inspektorati te “Ujë Rugove”?

30/09/2026 - 12:05
në Kryesore, Lajme
A A
Pushime të copëtuara, orë shtesë pa pagesë dhe shkelje ndaj nënave lehona -çfarë gjeti Inspektorati te “Ujë Rugove”?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pushime vjetore të copëtuara, punë pa pagesë shtesë gjatë fundjavave e festave, si dhe mosrespektim i të drejtave të nënave që ushqejnë fëmijët me gji.

Këto janë disa nga shkeljet kryesore që Inspektorati Qendror i Punës ka gjetur te kompania e njohur “Ujë Rugove”.

Në një vendim të nxjerrë nga Inspektorati i Punës të cilin e ka siguruar Gazeta Insajderi, subjektit juridik “Ujë Rugove” sh.p.k, i janë konstatuar tri shkelje të rënda ligjore.

Së pari – Shkelja e të drejtës për pushim vjetor. Sipas Inspektimit, punëdhënësi nuk lejonte shfrytëzimin e pjesës kryesore të pushimit prej të paktën 10 ditësh të pandërprera, siç e kërkon ligji.

Në vend të kësaj, punëtorëve u jepeshin vetëm nga një deri në pesë ditë pushim, pa u evidentuar saktë se sa ditë u kishin mbetur nga viti në vit.

Së dyti – Mospagesa e orëve shtesë. Edhe pse punëtorët punonin gjashtë ditë në javë, përfshirë fundjavat dhe festat zyrtare, kompania nuk i ka kompensuar ata me shtesën e obligueshme prej 50% mbi pagën bazë për orët e punuara gjatë vikendeve dhe festave.

Dhe së treti – Shkelja e të drejtave të nënave lehonë. Inspektorati ka konstatuar se nënave që ushqejnë fëmijët me gji nuk u është garantuar e drejta ligjore për pushim prej 1 orësh brenda orarit të punës.

Gazeta Insajderi ka dërguar pyetje pranë kompanisë “Ujë Rugove” për të marrë një qëndrim apo sqarim lidhur me këtë vendim të Inspektoratit, mirëpo deri në momentin e publikimit të këtij materiali, kompania nuk ka kthyer asnjë përgjigje.

JU REKOMANDOJMË

Miratohet rialokimi i 102 milionë eurove, një pjesë për pagën e 13’të dhe shtesën 0.5%

Miratohet rialokimi i 102 milionë eurove, një pjesë për pagën e 13’të dhe shtesën 0.5%
30/09/2026 - 14:01

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për rialokimin e 102 milionë eurove në buxhetin e Kosovës. Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se 102 milionë...

Më shumëDetails

Kushtetuesja “udhëzon” deputetët: Jepjani popullit një President përfaqësues e simbol të unitetit

Kushtetuesja “udhëzon” deputetët: Jepjani popullit një President përfaqësues e simbol të unitetit
30/09/2026 - 13:57

Rrjedhja e afatit për zgjedhjen e Presidentit për legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës nisi më 8 gusht dhe do të përfundojë më 6 tetor. Kështu konstatoi...

Më shumëDetails

‘‘Mbi 100 mijë njerëz do të jenë në protestë’’, Hysni Gucati flet për protestën e nesërme dhe planin që kanë bërë

‘‘Mbi 100 mijë njerëz do të jenë në protestë’’, Hysni Gucati flet për protestën e nesërme dhe planin që kanë bërë
30/09/2026 - 13:45

Hysni Gucati nga OVL e UÇK’së, i ftuar në Kosova Live në T7, ka folur për protestën e nesërme që do zhvillohet në Prishtinë, kundër dënimit të ish-krerëve...

Më shumëDetails

Behrami i reagon Kurtit: Pse nuk ke të njëjtin zell për mbrojtjen e UÇK-së si për Ligjin për Shtetësi?

Behrami i reagon Kurtit: Pse nuk ke të njëjtin zell për mbrojtjen e UÇK-së si për Ligjin për Shtetësi?
30/09/2026 - 13:39

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar ndaj kryeministrit Albin Kurti lidhur me procedimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës....

Më shumëDetails

Mustafa jep sinjale për Ligjin e Speciales: Mund të kryhet edhe para 6 tetorit, Kurti ka dhënë shenja pozitive

Mustafa jep sinjale për Ligjin e Speciales: Mund të kryhet edhe para 6 tetorit, Kurti ka dhënë shenja pozitive
30/09/2026 - 13:35

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa, ka deklaruar në emsionin “Mesditë, në Tëvë1 se beson se çështja e ligjit për Dhomat e Specializuara mund të kryhet...

Më shumëDetails

Zgjatet afati për dorëzimin e njoftimeve për Apel në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

Qelaj për Specialen: Caktimi i panelit ngre shqetësim në këtë fazë
30/09/2026 - 13:30

Paneli i Apelit i Dhomave të Specializuara të Kosovës ka zgjatur afatin për dorëzimin e njoftimeve për apel në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK),...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gjetje shqetësuese në “Target Clinic”: Shërbime pediatrike pas pezullimit, pacientë të paevidentuar dhe mjek i paregjistruar

    Gjetje shqetësuese në “Target Clinic”: Shërbime pediatrike pas pezullimit, pacientë të paevidentuar dhe mjek i paregjistruar

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • I dëmtuari në gjykimin ndaj Curri, Maqanit, Thaqit, Bojkut dhe Nikës : Pash që po më shkatërronin me kamatë e borxh

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Deputeti i LVV’së tregon nëse e votojnë Ramush Haradinajn për president

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Amerikani kërkoi shofere grua për bashkëshorten, suspendohet punëtori i ‘Hej Taxi’ pas komentit skandaloz

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Avokati i njohur Kastriot Feka fiton rastin në Gjykatën Supreme për Shoqatën e Biokimistëve Klinikë ndaj Ministrisë së Shëndetësisë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë