Këngëtari Ilir Shaqiri ka publikuar tekstin “Jo në emrin tim”, të cilën e ka bashkëpunim me të birin e tij, Korabin.
Kjo këngë do të jehojë edhe sot në marshin kundër dënimit të Gjykatës Speciale ndaj katër sih-drejtuesve të UÇS-në.
Teksti i publikuar nga Ilir Shaqiri:
Me të drejtë pyes botën sytë ku i ka?
I shpërblen armiqtë që na kanë vra
Me gënjeshtra e sajime
E njollosin luftën time
Vështirë e kanë mes ballit me na pa,
Këto tri shkronja tona t’shenjta
Nëpër breza rrojnë te zemra
Gjersa dielli tokës ka me i ra.
S’ka liri
S’ka as ditë të mbarë
Pa u kthy n’atdhe
Trimat çlirimtarë.
Padrejtësi
E gjyqe pambarim
Kosova po thërret Jo në emrin tim.
Ditë-përditë na e shkelin n’fyt lirinë
Për shtatë faje që kurrë si kem ba.
Me gënjeshtra e sajime
E njollosin luftën time
Vështirë e kanë mes ballit me na pa.
Këto tri shkronja tona t’shenjta
Nëpër breza rrojnë te zemra
Gjersa dielli tokës ka me i ra…
S’ka liri
S’ka as ditë të mbarë
Pa u kthy n’atdhe
Trimat çlirimtarë.
Padrejtësi
E gjyqe pambarim
Kosova po thërret
Jo në emrin tim.














