Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Istog, ku një person është gjetur pa shenja jete në një fermë për kultivimin e peshqve.
Viktima është identifikuar si Zymer Blakaj nga fshati Vrellë. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur edhe faqja në Facebook “Fshati Vrellë”, e cila e ka kujtuar si një njeri të urtë, të sjellshëm dhe të respektuar nga banorët.
Ndërkaq, Policia dhe Prokuroria kanë bërë të ditur se trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkakut të vdekjes.












