Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dramë te hyrja VIP e “Gate Club”: 20-vjeçari nxjerr armën ndaj sigurimit, pjesëtari i FSK-së ndërhyn dhe e çarmatos

03/10/2026 - 11:55
në Lajme
A A
Dramë te hyrja VIP e “Gate Club”: 20-vjeçari nxjerr armën ndaj sigurimit, pjesëtari i FSK-së ndërhyn dhe e çarmatos
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një incident serioz me armë është regjistruar pas mesnatës së 3 tetorit në “Gate Club” në Prishtinë, ku një 20-vjeçar dyshohet se ka nxjerrë armën në drejtim të punëtorëve të sigurimit pasi nuk ishte lejuar të hynte nga hyrja VIP.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 01:10, në lokalin që ndodhet në rrugën “Epiri”, i dyshuari Gjin Kuka kishte tentuar të hynte nga hyrja VIP, me arsyetimin se njihte disa persona që ndodheshin brenda.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, pasi sigurimi e kishte ndaluar, Kuka dyshohet se u është drejtuar punëtorëve me fjalët “unë jam Kuka”, ka bërë disa hapa prapa dhe më pas ka nxjerrë nga xhepi një armë të shkurtër të kalibrit 7.65 mm.

Situata ka marrë kthesë në momentin kur ka ndërhyrë J. Xh., pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, i cili ndodhej pranë punëtorëve të sigurimit. Ai i ka kapur dorën të dyshuarit dhe armën, ndërsa menjëherë kanë ndërhyrë edhe pjesëtarë të tjerë të sigurimit, duke arritur ta vënë situatën nën kontroll dhe ta çarmatosin atë.

Arma më pas është sekuestruar nga Policia, së bashku me pesë fishekë dhe një karikator.

Në cilësinë e të dëmtuarve janë intervistuar L. B. dhe J. Xh, ndërsa një dëshmitar i mitur është intervistuar në prani të prindit.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit dhe ka shfrytëzuar të drejtën për t’u mbrojtur në heshtje.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar për veprat penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa Gjin Kuka është ndaluar për 48 orë.

Hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të incidentit po vazhdojnë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

JU REKOMANDOJMË

Detaje nga Projektligji për Specialen: Dënimi maksimal 15 vjet, vuajtja e burgut në Kosovë, të dënuarit mund të falen nga Presidenti i Kosovës

Detaje nga Projektligji për Specialen: Dënimi maksimal 15 vjet, vuajtja e burgut në Kosovë, të dënuarit mund të falen nga Presidenti i Kosovës
03/10/2026 - 11:53

Partia Demokratike  Kosovës ka ndërmarrë një iniciativë për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Republikës së Kosovës. Ky veprim është ndërmarrë pas vendimit të Speciales për...

Më shumëDetails

Mentor Gjergjaj zgjidhet kryetar i KMShK-së

Mentor Gjergjaj zgjidhet kryetar i KMShK-së
03/10/2026 - 11:33

Mentor Gjergjaj, kryeredaktor dhe bashkëthemelues i mediumit online Reporteri.net, është zgjedhur kryetar i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK). Krahas angazhimit si kryeredaktor i mediumit, nga...

Më shumëDetails

Kancelari Merz uron Kurtin për mandatin e ri: Gjermania qëndron fuqishëm përkrah Kosovës

Kancelari Merz uron Kurtin për mandatin e ri: Gjermania qëndron fuqishëm përkrah Kosovës
03/10/2026 - 11:05

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër urimi nga Kancelari i Republikës Federale të Gjermanisë, Friedrich Merz, me rastin e rizgjedhjes së tij në...

Më shumëDetails

Telekomi i Kosovës hap programin për largim vullnetar nga puna, punëtorëve u ofrohen deri në 24 paga kompensim

Telekomi i Kosovës hap programin për largim vullnetar nga puna, punëtorëve u ofrohen deri në 24 paga kompensim
03/10/2026 - 10:49

Telekomi i Kosovës ka hapur Programin e Ndërprerjes Vullnetare të Marrëdhënies së Punës me Kompensim Financiar, përmes të cilit punonjësit mund të aplikojnë vullnetarisht për përfundimin e marrëdhënies...

Më shumëDetails

Arben Gashi: Votuesi nuk e ka të lehtë ta kuptojë LDK-në, ndryshuam qëndrim disa herë në 18 muaj

Gashi: Dje në Kuvend pati shkelje të rëndë kushtetuese, u votua për një çështje që s’ishte në rendin e ditës
03/10/2026 - 10:36

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka kritikuar zhvillimet e fundit politike brenda dhe rreth partisë, duke thënë se votuesi e ka të vështirë ta kuptojë...

Më shumëDetails

Ariana Musliu-Shoshi pas vendimit të Qeverisë: Procedura për votim në dy lexime duhet të nis sot

Ariana Musliu-Shoshi pas vendimit të Qeverisë: Procedura për votim në dy lexime duhet të nis sot
03/10/2026 - 10:05

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi e ka reaguar pas vendimit të Qeverisë Kurti për dërgimin në Kuvendt për plotësim-ndryshim të Ligjit për Specialen. Ajo tha...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pamje të reja: Adi Hila e dinte për kamerën, momenti kur zbulohet

    Pamje të reja: Adi Hila e dinte për kamerën, momenti kur zbulohet

    460 Shpërndaje
    Shpërndaje 184 Tweet 115
  • Nga Eli Fara tek Monika Lubonja, 17 gra raportohet të jenë filmuar nga kompozitori Adrian Hila – dalin disa pamje

    1556 Shpërndaje
    Shpërndaje 622 Tweet 389
  • Media në Shqipëri ngre dyshime serioze se si u shtri biznesmeni nga Shtimja me markete në Shqipëri

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Haradinaj tha se hyri me dhunë në skenë, publikohen momentet e ‘tensionit’ me Ismail Tashollin

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Aktore dhe këngëtare zhdukin fotot në studion e Ad Hilës, në videot intime edhe moderatorë dhe biznesmenë

    405 Shpërndaje
    Shpërndaje 162 Tweet 101

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë