Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gruda: Kushtetuesja e Hagës s’mund ta shfuqizojë ligjin për Specialen pasi të miratohet, ia kemi hequr kompetencën

03/10/2026 - 17:01
në Lajme
A A
Gruda: Kushtetuesja e Hagës s’mund ta shfuqizojë ligjin për Specialen pasi të miratohet, ia kemi hequr kompetencën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka reaguar lidhur me projektligjin për Specialen, duke thënë mes tjerash se, ‘’ ndryshimet që kemi propozuar në ligj, Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese i është hequr shprehimisht kompetenca për kontrollin e kushtetutshmërisë së ligjit, në çfarëdo forme’’.

Gruda, tutje, ka shtuar edhe se, Dhoma Kushtetuese në Hagë nuk do të ketë juridiksion për ta kontrolluar apo shfuqizuar këtë ligj, dhe se ajo nuk është një Gjykatë Kushtetuese e veçantë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, por një Dhomë e Specializuar me juridiksion të posaçëm.

Postimi:

Po shoh shumë reagime lidhur me mundësinë që, pas miratimit të ndryshimeve në Ligjin për Gjykatën Speciale, ligji të dërgohet në Dhomën e Specializuar Kushtetuese në Hagë dhe eventualisht të shfuqizohet.

Po e sqaroj: me ndryshimet që kemi propozuar në ligj, Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese i është hequr shprehimisht kompetenca për kontrollin e kushtetutshmërisë së ligjit, në çfarëdo forme.

Amendamenti nr. 24 i Kushtetutës përcakton:

“Një Dhomë e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese, e përbërë nga tre (3) gjyqtarë ndërkombëtarë të emëruar shtesë krahas gjyqtarëve të referuar sipas Nenit 114 (1), do të vendosë ekskluzivisht mbi referimet kushtetuese sipas Nenit 113 të Kushtetutës në lidhje me Dhomat e Specializuara dhe me Zyrën e Prokurorit të Specializuar në përputhje me ligjin e veçantë.”

Pra, vetë dispozita kushtetuese e lidh ushtrimin e këtij juridiksioni me ligjin e veçantë.

Pikërisht mbi këtë bazë, me nenin 23 të projektligjit tonë e kemi përcaktuar shprehimisht kufirin e juridiksionit të Dhomës Kushtetuese në Hagë. Neni 23 përcakton se ajo vendos vetëm për referimet kushtetuese që burojnë nga vendimet, urdhrat ose aktgjykimet e Dhomave të Specializuara dhe të Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Më tej, dispozita thotë shprehimisht se ajo “nuk ka juridiksion për kontrollin abstrakt (paraprak), konkret dhe incidental të kushtetutshmërisë së ligjeve ose Ligjit Nr. 05/L-053”.

Madje, për ta bërë çështjen krejtësisht të qartë, në nenin 23 kemi përcaktuar se kontrolli i kushtetutshmërisë së këtij ligji, si dhe i ligjeve me të cilat ndryshohet, plotësohet ose shfuqizohet Ligji Nr. 05/L-053, ushtrohet nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës në përbërjen e saj të rregullt në Prishtinë, në pajtim me nenin 113 të Kushtetutës.

Prandaj, sipas ndryshimeve të propozuara, Dhoma Kushtetuese në Hagë nuk do të ketë juridiksion për ta kontrolluar apo shfuqizuar këtë ligj. Ajo nuk është një Gjykatë Kushtetuese e veçantë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, por një Dhomë e Specializuar me juridiksion të posaçëm. Kontrolli kushtetues i akteve të Kuvendit, përfshirë këto ndryshime ligjore, i mbetet Gjykatës Kushtetuese në përbërjen e saj të rregullt në Prishtinë.

JU REKOMANDOJMË

Haziri: S’jemi 12, por 18 deputetë që mund ta votojmë Presidentin

Haziri refuzon të komentojë deponimin e nënshkrimeve për nismën për shkarkim të Abdixhikut
03/10/2026 - 17:53

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, është pyetur nëse deputetët e LDK-së do ta mbështesnin kandidaturën e Bekim Sejdiut për president, në rast se arrihet një marrëveshje me partitë...

Më shumëDetails

“Nuk ishin kamera sigurie”-Eksperti zbërthen dinakërinë e Hilës për incizimin e grave gjatë momenteve intime

“Nuk ishin kamera sigurie”-Eksperti zbërthen dinakërinë e Hilës për incizimin e grave gjatë momenteve intime
03/10/2026 - 17:47

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, ka komentuar publikimin e videove intime në rrjete sociale, ku shfaqej kompozitori Adi Hila me figura të njohura të show bizzit, në studion...

Më shumëDetails

“Jo në emrin tim” kërkesë deputetëve: Thirrni seancë të jashtëzakonshme, votojeni ligjin

“Jo në emrin tim” kërkesë deputetëve: Thirrni seancë të jashtëzakonshme, votojeni ligjin
03/10/2026 - 17:30

“Jo në emrin tim”, ka reaguar pas aksionit që e kanë zhvilluar te Kuvendi, duke thënë se pas 18 ditësh protestë, kërkesa e tyre tash i drejtohet deputetëve....

Më shumëDetails

Koci, Grudës: Mos u ngut, miratimi i ndryshimeve në Kuvend nuk garanton se ato nuk shqyrtohen në Hagë

Koci, Grudës: Mos u ngut, miratimi i ndryshimeve në Kuvend nuk garanton se ato nuk shqyrtohen në Hagë
03/10/2026 - 17:22

Avokati i njohur, Arianit Koci, i ka reaguar deputetit të PDK-së, Përparim Gruda, lidhur me sqarimet që ky i fundit i bëri për ndryshimin e Ligjit për Dhomat...

Më shumëDetails

Hamza shkon në takim me Kurtin

Hamza shkon në takim me Kurtin
03/10/2026 - 17:12

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka bërë me dije se do të takohet sërish me kryeministrin Albin Kurti. Këtë, ai e bëri të ditur pas përfundimit të takimit...

Më shumëDetails

Kurti dhe Abdixhiku takohen në sërish, në fokus zgjedhja e presidentit

Kurti dhe Abdixhiku takohen në sërish, në fokus zgjedhja e presidentit
03/10/2026 - 16:58

Kryeministri dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, janë takuar sot. Takimi mes dy liderëve politikë vjen në një...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Auto Draft

    Thellohet skandali i videove intime: Adi Hila kryen marrëdhënie edhe me meshkuj, ja kush është këngëtari i ri korçar (Pamje +18)

    424 Shpërndaje
    Shpërndaje 170 Tweet 106
  • Pamje të reja: Adi Hila e dinte për kamerën, momenti kur zbulohet

    480 Shpërndaje
    Shpërndaje 192 Tweet 120
  • Media në Shqipëri ngre dyshime serioze se si u shtri biznesmeni nga Shtimja me markete në Shqipëri

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Nga Eli Fara tek Monika Lubonja, 17 gra raportohet të jenë filmuar nga kompozitori Adrian Hila – dalin disa pamje

    1569 Shpërndaje
    Shpërndaje 628 Tweet 392
  • “Kur jetoja në shtëpinë e familjes Hila”, Vesa Smolica thyen heshtjen, i shkruan gjerë e gjatë gruas së Adrian Hilës

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë