Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gruda sqaron çfarë parashikojnë ndryshimet për Ligjin e Speciales

03/10/2026 - 18:15
në Lajme
A A
Gruda: Kushtetuesja e Hagës s’mund ta shfuqizojë ligjin për Specialen pasi të miratohet, ia kemi hequr kompetencën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka dhënë sqarime lidhur me nismën e partisë së tij për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Gruda ka reaguar ndaj diskutimeve se, pas miratimit të ndryshimeve të propozuara, ligji mund të dërgohet për shqyrtim në Dhomën e Specializuar Kushtetuese në Hagë dhe eventualisht të shfuqizohet.

Ai tha se në projektligjin e propozuar është përcaktuar shprehimisht se Dhoma e Specializuar Kushtetuese në Hagë nuk ka kompetencë për kontrollin e kushtetutshmërisë së ligjit.

Postimi:

Po shoh shumë reagime lidhur me mundësinë që, pas miratimit të ndryshimeve në Ligjin për Gjykatën Speciale, ligji të dërgohet në Dhomën e Specializuar Kushtetuese në Hagë dhe eventualisht të shfuqizohet.

Po e sqaroj: me ndryshimet që kemi propozuar në ligj, Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese i është hequr shprehimisht kompetenca për kontrollin e kushtetutshmërisë së ligjit, në çfarëdo forme.

Amendamenti nr. 24 i Kushtetutës përcakton:

“Një Dhomë e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese, e përbërë nga tre (3) gjyqtarë ndërkombëtarë të emëruar shtesë krahas gjyqtarëve të referuar sipas Nenit 114 (1), do të vendosë ekskluzivisht mbi referimet kushtetuese sipas Nenit 113 të Kushtetutës në lidhje me Dhomat e Specializuara dhe me Zyrën e Prokurorit të Specializuar në përputhje me ligjin e veçantë.”

Pra, vetë dispozita kushtetuese e lidh ushtrimin e këtij juridiksioni me ligjin e veçantë.

Pikërisht mbi këtë bazë, me nenin 23 të projektligjit tonë e kemi përcaktuar shprehimisht kufirin e juridiksionit të Dhomës Kushtetuese në Hagë. Neni 23 përcakton se ajo vendos vetëm për referimet kushtetuese që burojnë nga vendimet, urdhrat ose aktgjykimet e Dhomave të Specializuara dhe të Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Më tej, dispozita thotë shprehimisht se ajo “nuk ka juridiksion për kontrollin abstrakt (paraprak), konkret dhe incidental të kushtetutshmërisë së ligjeve ose Ligjit Nr. 05/L-053”.

Madje, për ta bërë çështjen krejtësisht të qartë, në nenin 23 kemi përcaktuar se kontrolli i kushtetutshmërisë së këtij ligji, si dhe i ligjeve me të cilat ndryshohet, plotësohet ose shfuqizohet Ligji Nr. 05/L-053, ushtrohet nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës në përbërjen e saj të rregullt në Prishtinë, në pajtim me nenin 113 të Kushtetutës.

Prandaj, sipas ndryshimeve të propozuara, Dhoma Kushtetuese në Hagë nuk do të ketë juridiksion për ta kontrolluar apo shfuqizuar këtë ligj. Ajo nuk është një Gjykatë Kushtetuese e veçantë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, por një Dhomë e Specializuar me juridiksion të posaçëm. Kontrolli kushtetues i akteve të Kuvendit, përfshirë këto ndryshime ligjore, i mbetet Gjykatës Kushtetuese në përbërjen e saj të rregullt në Prishtinë.

JU REKOMANDOJMË

Haxhiu pjesë e protestës sot para Parlamentit Evropian: Zëri i shqiptarëve nga Brukseli – DREJTËSI DHE LIRI PËR ÇLIRIMTARËT!

Haxhiu pjesë e protestës sot para Parlamentit Evropian: Zëri i shqiptarëve nga Brukseli – DREJTËSI DHE LIRI PËR ÇLIRIMTARËT!
04/10/2026 - 21:54

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, ka marrë pjesë në protestën për drejtësi dhe liri për çlirimtarët para parlamentit evropian në Bruksel,...

Më shumëDetails

Nga -1 mëngjeseve deri në 24-25 gradë gjatë ditës, IHMK tregon për motin në javën që po hyjmë

Nga -1 mëngjeseve deri në 24-25 gradë gjatë ditës, IHMK tregon për motin në javën që po hyjmë
04/10/2026 - 21:29

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë periudhës 5–9 tetor në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i qëndrueshëm, me intervale të gjata me diell dhe vranësira...

Më shumëDetails

Endrit Thaçi u bën thirrje partive: Të bëhen bashkë dhe ta kalojnë ligjin për Specialen

Endrit Thaçi u bën thirrje partive: Të bëhen bashkë dhe ta kalojnë ligjin për Specialen
04/10/2026 - 21:17

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, u ka bërë thirrje që të gjitha partive politike të bëhen bashkë dhe ta miratojnë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e...

Më shumëDetails

Mungesa e reshjeve, Badovci në minus katër metra nga maksimalja, furnizimi stabil

Mungesa e reshjeve, Badovci në minus katër metra nga maksimalja, furnizimi stabil
04/10/2026 - 21:08

Reshjet nuk ishin të shpeshta e edhe vendi ynë, përjetoi një prej verave më të nxehta. Megjithatë, uji në liqenet prej nga furnizohet kryeqyteti dhe disa komuna përreth,...

Më shumëDetails

Shqyrtimi i parë i projektligjit për Specialen, Kuvendi çon njoftim për seancën e nesërme

Shqyrtimi i parë i projektligjit për Specialen, Kuvendi çon njoftim për seancën e nesërme
04/10/2026 - 20:39

Kuvendi i Kosovës ka treguar agjendën për seancën e cila do të mbahet nesëër nga ora 09:00. Aty konfirmoeht që pika parë do të jetë shyrtimi i parë...

Më shumëDetails

“Jo në emrin tim” thërret protestë nesër nga orën 08:00 para dyerve të Kuvendit, sonte qëndrojnë në shesh

“Jo në emrin tim” thërret protestë nesër nga orën 08:00 para dyerve të Kuvendit, sonte qëndrojnë në shesh
04/10/2026 - 20:28

Organizatori i protestave “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka njoftuar në natën e 19-të të protestës se protestuesit do ta kalojnë gjithë natën në shesh, ndërsa ka...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Auto Draft

    Thellohet skandali i videove intime: Adi Hila kryen marrëdhënie edhe me meshkuj, ja kush është këngëtari i ri korçar (Pamje +18)

    722 Shpërndaje
    Shpërndaje 289 Tweet 181
  • Paratë po ‘avullohen’ nga llogaritë e klientëve Raiffeisen Bank, shqiptarët vidhen masivisht?

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Thellohet skandali me Raiffeisen Bank, paratë zhduken edhe nga llogaritë e bllokuara

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Biznesmeni Haliti në videot e Adrian Hilës?

    163 Shpërndaje
    Shpërndaje 65 Tweet 41
  • U shfaq në videot e Adi Hilës, Blerina Matraku kërkon falje publike: Jam një grua që për fat të keq, jam përballur e vetme me sfidat e jetës

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë