Edhe në Malmo të Suedisë është mbajtur protestë kundër aktgjykimit dënues të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Një numër bashkatdhetarësh kanë dalë në rrugët e qytetit dhe kanë marshuar duke mbajtur pankarta në duar, në të cilat shkruhej “UÇK – Luftë për Liri”.
Protestuesit ishin të veshur me ngjyrat kuq e zi, ndërsa në duar mbanin edhe flamurin kombëtar shqiptar.













