Klestor Veseli, i biri i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, i është bashkuar protestës që po zhvillohet në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
I pranishëm mes turmës së qytetarëve, Veseli ka marrë pjesë në tubim për të shprehur pakënaqësinë lidhur me aktgjykimin e shkallës së parë së Dhomave të Specializuara në Hagë, ku katër ish-krerët e UÇS-së u dënuan me gjithsej 81 vite burgim.












