Protesta kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK’së, ditën e sotme janë zhvilluar edhe në shtetet e Evropës, si në Gjermani, Suedi e Zvicër.
Platforma ‘Liria ka Emër’, ka ndarë foto nga këto protesta ku shihen pjesëmarrës të shumtë.
Protestuesit shihen teksa mbajnë pankarta me mesazhe përkrahëse për ish-krerët e UÇK’së
‘’Protesta -JO NË EMRIN TIM – Aachen.
Fjalimi i Ismail Tashollit në protestën – JO NË EMRIN TIM- në Munchen, Gjermani.
Malmö, Suedi
Vala vazhdon, zëri nuk ndalet. ✊🏻
JO NË EMRIN TIM!
LAUSSANE thotë – JO NË EMRIN TIM’’, thuhet në postimet Liria ka Emër.


















