Një përleshje ka ndodhur pas mesnatës së 4 tetorit para lokalit “Eldorado” në Mitrovicë të Veriut, ku dy të rinj janë sulmuar fizikisht nga disa persona ende të paidentifikuar.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 00:00, në rrugën “Ivo Lola Ribar”, N. Petronijević dhe M. Janković janë përfshirë në incident me disa persona të tjerë.
Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, njëri prej të rinjve ka pësuar lëndime në kokë dhe në këmbën e djathtë dhe është dërguar për trajtim mjekësor në emergjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicë.
Pas marrjes së trajtimit, ai është liruar për në shtëpi.
Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, ndërsa çështja është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”.
Personat e dyshuar deri më tani nuk janë identifikuar, ndërsa rasti mbetet nën hetim.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.














