Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Skena kaotike në Prishtinë: Gruaja nga Kolumbia del e zhveshur në ballkon, gjuan me gurë dhe del me thikë përballë Policisë

04/10/2026 - 10:51
në Lajme
A A
Skena kaotike në Prishtinë: Gruaja nga Kolumbia del e zhveshur në ballkon, gjuan me gurë dhe del me thikë përballë Policisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një incident i pazakontë dhe i rrezikshëm është regjistruar në orët e para të 3 tetorit në rrugën “Ukshin Kovaçica” në Prishtinë, ku një shtetase e Kolumbisë dyshohet se ka lënduar një person dhe ka dëmtuar pronë.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 03:00, Policia është njoftuar se një grua po bërtiste me zë të lartë në zonën e “Alko Group”.

Në vendin e ngjarjes, zyrtarët policorë kanë kontaktuar me K.K, i cili kishte lëndime në këmbë dhe gjakderdhje, si dhe me një dëshmitar.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, gruaja ndodhej në ballkonin e një banese në katin e sipërm, e zhveshur dhe duke gjuajtur me gurë në drejtim të ballkonit poshtë, me ç’rast dyshohet se ka lënduar edhe 23-vjeçarin.

Situata është tensionuar edhe më tej kur zyrtarët policorë kanë tentuar të komunikojnë me të dyshuarën. Ajo dyshohet se mbante një thikë në dorë, të cilën e kishte drejtuar në drejtim të policëve, ndërsa më pas kishte thyer edhe xhamin e derës.

Në thikë dhe në duart e saj janë vërejtur shenja gjaku.

Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, është dhënë urdhër që dera të hapej me forcë, ndërsa në vendngjarje ka intervenuar edhe Njësia Speciale.

Policia ka arritur ta vërë nën kontroll të dyshuarën, e cila pas verifikimit ka rezultuar të jetë Catalina Henao, shtetase e Kolumbisë.

Thika është sekuestruar, ndërsa e dyshuara është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe përkthyesit.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, ndërsa Henao është ndaluar për 48 orë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

JU REKOMANDOJMË

Liburn Aliu: Prokuroria Speciale pushoi hetimet ndaj meje, e vërteta doli në shesh

Liburn Aliu: Prokuroria Speciale pushoi hetimet ndaj meje, e vërteta doli në shesh
04/10/2026 - 11:49

Ish-ministri i Infrastukturës, Liburn Aliu, tha përmes një video se Prokuroria Speciale e Kosovës ka vendosur t’i pushojë hetimet ndaj tij. Aliu tha se përpos punës si ministër,...

Më shumëDetails

Dogana zbulon 50 mijë euro të fshehura në bagazhin e shoferit të autobusit të linjës Itali-Kosovë

Dogana zbulon 50 mijë euro të fshehura në bagazhin e shoferit të autobusit të linjës Itali-Kosovë
04/10/2026 - 11:33

Dogana e Kosovës ka njoftuar se sot në Pikën e Kalimit Kufitar në Merdare janë zbuluar 50 mijë euro të fshehura dhe të padeklaruara. Dogana njoftoi gjatë kontrollit...

Më shumëDetails

Përleshje para lokalit “Eldorado” në Mitrovicë të Veriut – dy të rinj sulmohen, njëri përfundon në spital

Në një autosallon në Lipjan sekuestrohen armë e municion
04/10/2026 - 10:32

Një përleshje ka ndodhur pas mesnatës së 4 tetorit para lokalit “Eldorado” në Mitrovicë të Veriut, ku dy të rinj janë sulmuar fizikisht nga disa persona ende të...

Më shumëDetails

E dhimbshme, 60-vjeçari humb jetën derisa po shpërdante qumshtin me biçikletë

E dhimbshme, 60-vjeçari humb jetën derisa po shpërdante qumshtin me biçikletë
04/10/2026 - 10:09

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar në Korçë, ku ka humbur jetën një 60-vjeçar nga fshati Bulgarec. Viktima po udhëtonte me biçikletë drejt qytetit të Korçës, siç...

Më shumëDetails

Zeka: Zgjedhjet e reja janë të panevojshme, vendit i duhen institucione funksionale

Zeka: Zgjedhjet e reja janë të panevojshme, vendit i duhen institucione funksionale
04/10/2026 - 09:51

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, ka shprehur shqetësim për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja, duke e cilësuar atë si një proces...

Më shumëDetails

Përleshje në Prizren, tre persona shoqërohen në polici – njëri i lënduar

Kreu tri vjedhje- Bie në duart e policisë hajni (A.B)
04/10/2026 - 09:46

Tre persona janë arrestuar mbrëmë në rrugën “Faik Konica” në Prizren, pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje janë përleshur mes vete, ndërsa gjatë incidentveshjeje, të dyshuarit janë rrahur...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Auto Draft

    Thellohet skandali i videove intime: Adi Hila kryen marrëdhënie edhe me meshkuj, ja kush është këngëtari i ri korçar (Pamje +18)

    596 Shpërndaje
    Shpërndaje 238 Tweet 149
  • Biznesmeni Haliti në videot e Adrian Hilës?

    152 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Pamje të reja: Adi Hila e dinte për kamerën, momenti kur zbulohet

    507 Shpërndaje
    Shpërndaje 203 Tweet 127
  • “Kur jetoja në shtëpinë e familjes Hila”, Vesa Smolica thyen heshtjen, i shkruan gjerë e gjatë gruas së Adrian Hilës

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Kërcënohet me jetë kryetari Halil Thaçi nga zyrtari i komunës, por prokurori e liron të dyshuarin

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë