Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës e la të hapur mundësinë që sot të takohet sërish me kryeministrin, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Ndërsa po hynte në selinë e PDK-së për një mbledhje të partisë, Bedri Hamza u pyet, ndër tjerash, edhe për mundësinë e një takimi të ri me Kurtin sot.
“Nëse ka (takim), informoheni”, tha ai.












