Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nesër përfundon afati për apelimin e dënimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, BE e gatshme për konsultime për Ligjin e Speciales

26/11/2026 - 13:58
në Lajme
A A
Nesër përfundon afati për apelimin e dënimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, BE e gatshme për konsultime për Ligjin e Speciales
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nesër përfundon afati që mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së, Hashimit Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, të njoftojë apelimin e vendimit dënues të gjykatës së shkallës së parë.Tashmë, avokatët e katërshes së UÇK’së, kanë bërë të ditur se ata do të kundërshtojnë dënimin e ish-udhëheqësve, pasi që të njëjtët, i kanë vlerësuar dënimet si të padrejta.

Përveç tyre, nga ana tjetër, është edhe Prokuroria e Speciales, ajo që po ashtu ka paralajmëruar mundësinë e apelimit. Porse,ende s’është bërë e ditur se nëse prokuroria ka kundërshtuar vendimin e Gjykatës.Në rast të apelimit, Gjykata e Apelit do t’i shqyrtojë pretendimet e palëve dhe ligjshmërinë e aktgjykimit, pa e përsëritur procesin gjyqësor në tërësi.

Sa i përket këtij procesi, nuk ka afat të caktuar se kur pritet të përfundojë, megjithatë, zëra nga njohës të fushës kanë paralajmëruar se procesi në Apel, mund të zgjasë rreth një vit.Ndryshe, dënimi i ish-krerëve të UÇK’së në shtator ngjalli reagime e kundërshtime të shumta. Të njëjtat u përkthyen në protesta masive për disa ditë rresht.

Gjatë këtyre zhvillimeve, ishte edhe ideja e ndryshimit të Ligjit të Speciales. Ky ligj u kërkua të miratohej në Kuvend nga protestuesit, të cilët, paralajmëronin edhe forma të tjera të protestës përveç atyre paqësore në rast të mos votimit të ligjit.Ligji fillimisht u votua, porse ndërkohë, u kërkua kthimi i tij në Kuvend, gjë që u bë me vendim të Presidentes. Një draft i ri lidhur me këtë ligj është paralajmëruar se së shpejti do të dërgohet në Kuvend për miratim.

Nga Bashkimi Evropian kanë thënë për Gazetën Express se presin që të konsultohen për çfarëdo nisme për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Për këtë është deklaruar, u.d kryetarja e PDK’së, Vlora Çitaku, e cila ka thënë se mirëpret gatishmërinë e BE’së për konsultime rreth ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke i ftuar përfaqësuesit e BE-së në konsultimet që do të zhvillohen sot.

JU REKOMANDOJMË

PE miraton rezolutë për Vukovarin, i kërkon Serbisë të hapë arkivat për personat e zhdukur

PE miraton rezolutë për Vukovarin, i kërkon Serbisë të hapë arkivat për personat e zhdukur
26/11/2026 - 13:37

Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë me rastin e 35-vjetorit të rënies dhe shkatërrimit të Vukovarit, përmes së cilës nderohen viktimat, dënohet glorifikimi i kriminelëve të luftës dhe...

Më shumëDetails

Përurohet lapidari kushtuar Jakup Krasniqit në Negroc, Altini: Drejtësia do të triumfojë

Përurohet lapidari kushtuar Jakup Krasniqit në Negroc, Altini: Drejtësia do të triumfojë
26/11/2026 - 13:05

Në fshatin Negroc të Drenasit është përuruar sot lapidari kushtuar ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, si dhe simboli me tri shkronjat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës...

Më shumëDetails

Lladrovci: Jakup Krasniqi është një nga heronjtë e lirisë së Kosovës, shpresoj që Apeli ta lirojë

Lladrovci: Jakup Krasniqi është një nga heronjtë e lirisë së Kosovës, shpresoj që Apeli ta lirojë
26/11/2026 - 12:40

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka vlerësuar lart kontributin e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në organizimin e aktiviteteve për çlirimin e vendit dhe...

Më shumëDetails

Haxhiu: Jemi pranë krerëve të UÇK-së që edhe këtë nëntor po mbahen në Hagë, vendi i tyre është në Kosovë, do të angazhohemi që ata të lirohen

Haxhiu: Jemi pranë krerëve të UÇK-së që edhe këtë nëntor po mbahen në Hagë, vendi i tyre është në Kosovë, do të angazhohemi që ata të lirohen
26/11/2026 - 12:34

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, kujtoi momentin historik të paraqitjes së parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa deputetët u ftuan të ndjekin pamjet e asaj dite...

Më shumëDetails

“E di se kush ia ka vrarë babën”, Besian Mustafa i përgjigjet Xhavit Halitit

“E di se kush ia ka vrarë babën”, Besian Mustafa i përgjigjet Xhavit Halitit
26/11/2026 - 11:54

Deputeti i LDK’së i është përgjigjur Xhavit Halitit pasi ky i fundit në një emision televiziv ka thënë se “Besian Mustafa e din se kush ia ka vrarë...

Më shumëDetails

Flamuri kuqezi dhe ai i UÇK-së vendosen edhe në ulëset e deputetëve të Listës Serbe – dikush i largon

Flamuri kuqezi dhe ai i UÇK-së vendosen edhe në ulëset e deputetëve të Listës Serbe – dikush i largon
26/11/2026 - 11:14

Flamuri kombëtar shqiptar dhe flamuri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë vendosur edhe në ulëset e deputetëve të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës. Kjo është vërejtur gjatë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Aksion i madh i Policisë, FIT-it dhe AKI-së në Prishtinë, arrestohen 3 persona dhe sekuestrohet pasuri mbi 1 milionë €

    Aksion i madh i Policisë, FIT-it dhe AKI-së në Prishtinë, arrestohen 3 persona dhe sekuestrohet pasuri mbi 1 milionë €

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • “Selam Alejkum, Selam Alejkum…”, zbardhen bisedat në rastin e vra’sjes së policit Muhamet Lika

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Çka ndodhi në seancën që përfundoi me përleshje fizike në Kuvendin e Mitrovicës, flet Safet Kamberi

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “E di se kush ia ka vrarë babën”, Besian Mustafa i përgjigjet Xhavit Halitit

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Aksion policor në “Marigona Hill”, tre persona përfundojnë në pranga për mashtrime me kartela

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë