Një protestë me moton “Jo në emrin tim” është mbajtur sot në Berlin, para Parlamentit gjerman, në kundërshtim të aktgjykimit dënues nga Gjykata Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Protesta filloi në orën 12:00, te Reichstagsgebäude, në adresën Platz der Republik 1.
Gjithashtu sot vazhdon protesta në natën e 19-të në Prishtinë, në sheshin “Skënderbeu” prej orës 19:00. Protesta “Jo në emrin tim”, me kërkesë edhe miratimin e Projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Speciale nga Kuvendi i Kosovës.
Më 16 shtator, Dhomat e Specializuara në Hagë dënuan në shkallën e parë me 81 vjet burgim Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin.














