Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, ka marrë pjesë në protestën për drejtësi dhe liri për çlirimtarët para parlamentit evropian në Bruksel, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Haxhiu ka thënë se shqiptarë të të gjitha moshave u bashkaun sot në Bruksel për të kërkuar drejtësi dhe liri për çlirimtarët.
“Veçanërisht emocionuese është prania e gjeneratës së re të mërgatës tonë. Djem e vajza të reja shqiptare, që me zemër dhe shpirt qëndrojnë pranë UÇK-së dhe çlirimtarëve.” – shkruan Haxhiu.
Postimi i plotë:
Nga Brukseli, zëri i shqiptarëve dëgjohet fort, drejtësi dhe liri për çlirimtarët!
Para Parlamentit Evropian, shqiptarë të të gjitha moshave u bashkuan për të kërkuar:
DREJTËSI DHE LIRI PËR ÇLIRIMTARËT!
Veçanërisht emocionuese është prania e gjeneratës së re të mërgatës tonë. Djem e vajza të reja shqiptare, që me zemër dhe shpirt qëndrojnë pranë UÇK-së dhe çlirimtarëve.
Kjo është vlera e familjeve shqiptare që i kanë edukuar me atdhedashuri, me respekt për sakrificën dhe me kujtesën e historisë sonë.
UÇK-ja është ngulitur thellë në zemrat e tyre.
Zëri i shqiptarëve nga Brukseli:
DREJTËSI DHE LIRI PËR ÇLIRIMTARËT!















