Forca të shumta të Policisë së Kosovës dhe ekipe të zjarrfikësve kanë zënë pozicionet e tyre në oborrin e Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, teksa para institucioneve po vazhdon protesta e qytetarëve.
Prania e shtuar e forcave të sigurisë vjen në kohën kur protestuesit po kërkojnë nga deputetët votimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.



Qytetarët janë mbledhur para Kuvendit që nga mbrëmja e së dielës, në kuadër të iniciativës “Jo në emrin tim”, ndërsa nga ora 09:00 pritet të nisë edhe seanca plenare, ku projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara është pika e parë e rendit të ditës, raporton Indeksonline
Në të njëjtën kohë, para Kuvendit është paralajmëruar edhe protesta e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.












