Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, nga dyert e Kuvendit të Kosovës ka deklaruar se protestuesit do të vazhdojnë qëndrimin deri në votimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.
“Ka 20 ditë e 20 net që po qëndrojmë me dinjitet për UÇK-në, për gjakun e derdhur për liri, për heronjtë tanë dhe për ata që sot po mbahen në Hagë. Sot jemi para dyerve të Kuvendit me një kërkesë të qartë: votojeni ligjin”, tha Haziri.
Ai falënderoi qytetarët që qëndruan para Kuvendit gjatë gjithë natës, duke thënë se protesta do të vazhdojë deri në votim.
“Do të qëndrojmë këtu deri në votimin e ligjit. Asnjë deputet nuk do të dalë nga Kuvendi pa e votuar ligjin”, deklaroi Haziri.













