Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është parë duke biseduar me Glauk Konjufcën, gjatë fjalimit të deputetit të PDK-së, Përparim Gruda, në seancën ku po shqyrtohen ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.
Gjatë kohës që Gruda po fliste nga foltorja e Kuvendit, Kurti dhe Konjufca kanë shkëmbyer disa fjalë, ndërsa kryeministri në detyrë është parë edhe duke bërë disa mimika dhe duke shkruar diçka.
Seanca po zhvillohet mes debatesh për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, ndërsa jashtë Kuvendit po protestojnë qytetarë dhe veteranë të UÇK-së, të cilët kërkojnë miratimin e ndryshimeve.












