Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti paralajmëron takim me Hamzën sot: Duhet të merremi vesh për Presidentin, pastaj menjëherë një strategji për Hagën

05/10/2026 - 11:34
në Kryesore, Lajme
A A
Hamza i kujton Kurtit deklaratën për pagat dhe tatimet: Më pëlqeu, tash e ke mirë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri Albin Kurti tha se duhet një President dhe “stabilitet institucional” për ndërtimin e një “strategjie serioze” për t’iu kundërvënë dënimit të Gjykatës Speciale ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa paralajmëroi një tjetër takim sot me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza.

Kurti tha se duhet “organizim dhe strategji”, ndërsa shtoi se “nuk ndihmojnë veprimet e gjestet pa strategji e para strategjisë”.

Para se të votohej në parim ndryshimi i ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë, kryeministri tha se se s’duhet të ketë “shfryerje mllefi pa suksesin e duhur”.

“Prandaj, ne po e mbështesim këtë ligj, pikërisht që menjëherë edhe pas zgjedhjes së Presidentit të ulemi bashkë për strategji shtetërore e kombëtare për të na nxjerrë fitimtarë”, tha ai.

Kurti tha se “për të pasur një strategji të qëndrushme për situatën e padrejtë në Hagë, duhet ta kemi edhe një shtet fort të qëndrushëm e tërësisht funksional në Kosovë”.

“Duhet ligj për gjykatën në Hagë, por duhet edhe President për Kosovën. Njëra pa tjetrën mund të jetë shumë e dëmshme”, tha ai.

Duke paralajmëruar një takim të ri me Hamzën sot, të cilin e falënderoi për konstruktivitet, Kurti tha se “duhet të merremi vesh”.

“Do të takohemi përsëri sot, sepse duhet të takohemi, duhet të merremi vesh, duhet të ecim përpara të gjithë bashkë”, tha ai.

Kurti dhe Hamza janë takuar edhe në fundjavë.

Sipas burimeve të Gazetës Express, Kurti ka kërkuar që fillimisht Projektligji për Specialen të miratohet vetëm në lexim të parë, më pas Kuvendi të kalojë në seancën për zgjedhjen e Presidentit dhe vetëm pas kësaj të procedohet leximi i dytë i projektligjit.

Koha për një kompromis është e kufizuar, pasi e marta është dita e fundit e afatit për zgjedhjen e Presidentit dhe dështimi për ta përmbyllur procesin do ta çonte vendin drejt zgjedhjeve të reja, që do të ishin të katërtat në dy vjet.

JU REKOMANDOJMË

“O majmuna, hyni mrena…” – me britma e të shara, protestuesit pengojnë deputetët e LDK-së të dalin nga Kuvendi

“O majmuna, hyni mrena…” – me britma e të shara, protestuesit pengojnë deputetët e LDK-së të dalin nga Kuvendi
05/10/2026 - 12:21

Disa protestues kanë penguar deputetë të LDK-së që tentuan të dalin nga objekti i Kuvendit. “Me e votu ligjin, hyni mrena! O majmuna, hyni mrena”, janë dëgjuar duke...

Më shumëDetails

Gërvalla në Kuvend pas votimit për Specialen, shihet duke biseduar me Kurtin

Gërvalla në Kuvend pas votimit për Specialen, shihet duke biseduar me Kurtin
05/10/2026 - 12:20

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, është rikthyer në sallën e Kuvendit të Kosovës, teksa deputetët po diskutojnë për disa emërime në Bordin e Zyrës së Rregullatorit për Energji....

Më shumëDetails

Fatos Geci “ruhet” nga kamerat – vjen në sallë pas votimit të Ligjit për Specialen, fsheh telefonin nën setër

Fatos Geci “ruhet” nga kamerat – vjen në sallë pas votimit të Ligjit për Specialen, fsheh telefonin nën setër
05/10/2026 - 11:44

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, është parë duke hyrë në sallën e Kuvendit të Kosovës pasi Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara...

Më shumëDetails

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, këngëtarja shpërthen ndaj Hilës: Thoje se ishe i divorcuar…

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, këngëtarja shpërthen ndaj Hilës: Thoje se ishe i divorcuar…
05/10/2026 - 11:41

Këngëtarja Blerina Matraku ka bërë një tjetër reagim të ashpër ndaj kompozitorit Ardian Hila, me të cilin i janë publikuar në rrjet momente intime. Matraku shprehet se Hila...

Më shumëDetails

Reagon Çlirim Haziri pas kalimit të Ligjit për Specialen në lexim të parë

Reagon Çlirim Haziri pas kalimit të Ligjit për Specialen në lexim të parë
05/10/2026 - 11:26

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka deklaruar se protesta para Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë edhe pas votimit të ndryshimeve në Ligjin për...

Më shumëDetails

Haradinaj kërkoi që projektligji për Specialen të vendoset në votim në të dy leximet sot: Ta kryejmë

Haradinaj kërkoi që projektligji për Specialen të vendoset në votim në të dy leximet sot: Ta kryejmë
05/10/2026 - 11:18

Ramush Haradinaj nga Aleanca kërkoi në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit që projektligji për ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale të votohet sot në të dy leximet. Para...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Auto Draft

    Thellohet skandali i videove intime: Adi Hila kryen marrëdhënie edhe me meshkuj, ja kush është këngëtari i ri korçar (Pamje +18)

    844 Shpërndaje
    Shpërndaje 338 Tweet 211
  • Thellohet skandali me Raiffeisen Bank, paratë zhduken edhe nga llogaritë e bllokuara

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Paratë po ‘avullohen’ nga llogaritë e klientëve Raiffeisen Bank, shqiptarët vidhen masivisht?

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • 200 video intime? Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat,- kush është ish ‘ministri’ me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop?

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • U shfaq në videot e Adi Hilës, Blerina Matraku kërkon falje publike: Jam një grua që për fat të keq, jam përballur e vetme me sfidat e jetës

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë