Asamblisti i LDK-së në komunën e Obliqit, Labinot Mirena ka dhënë dorëheqje nga strukturat e kësaj partie, pasiqë nuk votuan për ndryshimet ligore për Gjykatën Speciale sot në seancën e jashtëzakonshme, transmeton Gazeta Online Veriu.info.
Sipas asamblistit Mirena i cilit thotë se është kundër me qëndrimin e LDK-së ndaj krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Postimi i plotë:
Unë, si asambleist i LDK-së në Kuvendin Komunal të Obiliqit, nga sot jap dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe mandatin tim do ta vazhdoj si asambleist i pavarur.
Ky vendim shpreh mospajtimin tim të thellë me qëndrimin e LDK-së ndaj krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Për mua, kjo nuk është vetëm çështje politike apo partiake, por çështje parimesh dhe bindjesh personale, mbi të cilat nuk mund të bëj kompromis.
Qëndrimi i LDK-së për këtë çështje bie ndesh me vlerat dhe bindjet që kam përfaqësuar dhe vazhdoj t’i përfaqësoj. Për këtë arsye, nuk mund të vazhdoj të jem pjesë e një subjekti politik me të cilin, në një çështje kaq të rëndësishme, kam dallime thelbësore.
Prandaj, nga sot mandatin tim në Kuvendin Komunal të Obiliqit do ta vazhdoj si asambleist i pavarur, me qëndrime të qarta dhe me përgjegjësi para qytetarëve të Obiliqit që më kanë dhënë besimin për t’i përfaqësuar.














