Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Lajmërohet Dejona: Ndryshimi i Ligjit për Specialen nuk mjafton, të kërkojnë falje ata që e votuan

05/10/2026 - 15:19
në Lajme
A A
Dejona Mihali i reagon Abelard Tahirit: Pse lejuat t’i hiqet fletarrestimi Radoiçiqit?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, e ka cilësuar të pamjaftueshëm nismën e PDK-së për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

Mihaili, në një shkrim në rrjetin social Facebook, është shprehur skeptike, ashtu si lideri i partisë së saj, mbi Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara duke thënë se ‘ndryshimi i ligjit nuk mjafton’.

Tutje, ajo ka kritikuar ata që vetë e kanë themeluar këtë Gjykatë e që sipas saj, ende nuk kanë kërkuar falje për themelimin e Speciales.

“Ata që e sollën, e votuan, e themeluan ende nuk kërkuan falje. Ende nuk u distancuan. E kundërta, disa prej tyre po e lavdërojnë se si kanë bërë mirë që është themeluar”, ka shkruar ajo.

Reagimi i plotë:

Ne kemi qenë kundër Gjykatës speciale dje.

Ne ende jemi kundër saj.

Gjithmonë, deri në mbyllje, zhbërje të dëmeve të saj.

Por tani rrugë të shkurtra nuk ka e as nuk bëhen dot.

Ka mbetur rruga e gjatë e apelit dhe betejës juridike.

Ndryshimi i ligjit nuk mjafton!

Ata që e sollën, e votuan, e themeluan ende nuk kërkuan falje. Ende nuk u distancuan. E kundërta, disa prej tyre po e lavdërojnë se si kanë bërë mirë që është themeluar.
Sot Kosova, trashëgimia e luftës çlirimtare kanë pësuar dëm të madh nga formimi i kësaj gjykate të padrejtë.

E as viktimave nuk po u bëhet drejtësi sepse askush nuk po u tregon se çka ndodhi me ta dhe nga kush.

Ndryshimi i ligjit nuk mjafton!

Simulimi i tensioneve, përfshirë ato ndërpersonale, pa nevojë karshi njëri – tjetrit nga vet PDK apo një fraksion i saj rreth kuvendit edhe ndaj ambienteve të Kuvendit nuk ka as kuptim as justifikim.

Askush në Kosovë nuk ua ka fajin. Gjykatën e keni prodhuar vet. Përkundrazi krejt po ndihmojmë në atë proces që juve po ju duhet praktikisht me pastru ndërgjegjen tuaj para krejt neve.

Por kjo rrugë që po ndiqni as nuk i liron ata që sot mbahen në burg, as nuk e ndryshon vendimin e Gjykatës dhe as nuk zgjidh asgjë në raport me çka është thënë për ta gjatë gjyqit dhe në vendim.

Shumë dëme keni lënë pas. Shumë.

JU REKOMANDOJMË

Daut Haradinaj: Shans historik për ta votuar shfuqizimin e Gjykatës Speciale, të ndërgjegjësohemi

Haradinaj: Seancave të kuvendit u ka humbur kuptimi, situata është për keqardhje
05/10/2026 - 15:57

Ish-deputeti i Aleancës, Daut Haradinaj, ka deklaruar se votimi për shfuqizimin e Gjykatës Speciale do të përbënte një moment historik dhe jetësor për deputetët e Kuvendit të Kosovës....

Më shumëDetails

Ky është deputeti i vetëm nga PDK që votoi pro Projektligjit për Byronë Shtetërore

Ky është deputeti i vetëm nga PDK që votoi pro Projektligjit për Byronë Shtetërore
05/10/2026 - 15:39

Miratohet në shqyrtim të parë Projektligji për Byronë Shtetërore dhe verifikimin e pasurisë së pajustifikueshme Kuvendi i Kosovës ka miratuar në shqyrtim të parë Projektligjin nr. 11/L-006 për...

Më shumëDetails

Skandali me videot intime në dhomën e Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova shkon me emra në polici

Skandali me videot intime në dhomën e Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova shkon me emra në polici
05/10/2026 - 15:35

Teksa në rrjet vijojnë të shpërndahen materiale intime të xhiruara në dhomën e gjumit të Adrian Hilës nga një kamera sigurie, në polici ka mbërritur denoncimi i parë...

Më shumëDetails

Nuk votuan ndryshimet ligore për Gjykatën Speciale, jep dorëheqje asamblisti i LDK-së në Obiliq, Labinot Mirena

Nuk votuan ndryshimet ligore për Gjykatën Speciale, jep dorëheqje asamblisti i LDK-së në Obiliq, Labinot Mirena
05/10/2026 - 15:06

Asamblisti i LDK-së në komunën e Obliqit, Labinot Mirena ka dhënë dorëheqje nga strukturat e kësaj partie, pasiqë nuk votuan për ndryshimet ligore për Gjykatën Speciale sot në...

Më shumëDetails

Kalon në lexim të parë Projektligji për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme

Kalon në lexim të parë Projektligji për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme
05/10/2026 - 14:39

Me 81 vota për, asnjë kundërshtim dhe asnjë abstenim është votuar Projektligji për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme në lexim të parë. Ministrja e Drejtësisë, Donika...

Më shumëDetails

Raiffeisen Bank pranon vjedhjen masive të llogarive

Raiffeisen Bank pranon vjedhjen masive të llogarive
05/10/2026 - 14:29

Banka Raiffeisen ka reaguar për incidentin e rëndë të një dite më parë, ku shumë prej klientëve u ishin marrë paratë nga llogaritë e tyre. Përmes një njoftimi...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Auto Draft

    Thellohet skandali i videove intime: Adi Hila kryen marrëdhënie edhe me meshkuj, ja kush është këngëtari i ri korçar (Pamje +18)

    889 Shpërndaje
    Shpërndaje 356 Tweet 222
  • 200 video intime? Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat,- kush është ish ‘ministri’ me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop?

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Thellohet skandali me Raiffeisen Bank, paratë zhduken edhe nga llogaritë e bllokuara

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Paratë po ‘avullohen’ nga llogaritë e klientëve Raiffeisen Bank, shqiptarët vidhen masivisht?

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • U shfaq në videot e Adi Hilës, Blerina Matraku kërkon falje publike: Jam një grua që për fat të keq, jam përballur e vetme me sfidat e jetës

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë