Pas përfundimit të seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, protestuesit janë pozicionuar para Qeverisë dhe Kuvendit, duke vendosur një kordon për të penguar kalimin e deputetëve.
Në mesin e protestuesve është edhe Hysni Gucati, i cili u ka bërë thirrje qytetarëve që të bllokojnë rrugën.
“Iu lus të gjithë me dal këtu, në këtë pjesë të rrugës, me blloku, të mos i lejojmë deputetët të kalojnë. Mos gaboni, një polic mos e shtyni, këta po sillen mirë me neve”, ka thënë Gucati.













