Ka filluar takimi mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.
Takimi mes dy liderëve politikë po zhvillohet në objektin e Kuvendit të Kosovës.
Takimi po zhvillohet në një situatë të tensionuar jashtë objektit të Kuvendit, ku protestuesit kanë bllokuar daljet dhe nuk po i lejojnë deputetët të largohen nga objekti.
Disa deputetë që kanë tentuar të dalin janë kthyer mbrapsht nga protestuesit, ndërsa ata po kërkojnë që Kuvendi ta përfundojë procesin e votimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.














