Ka përfunduar takimi i pasdites mes kryeministrit Albin Kurti e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.
Takimi ka përfunduar para pak minutave, ndërkaq asnjëri nuk janë deklaruar për media.
Nuk dihet nëse palët kanë arritur marrëveshje.
Kurti ka kërkuar votimin për presidentin, ndërkaq PDK insiston në votimin e projektligjit të Speciales në lexim të dytë.
Takimi ka zgjatur rreth 1 orë.













