Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ish-kryetari i Obiliqit jep dorëheqje nga LDK, pasi nuk votuan ndryshim-ligjin për Specialen

05/10/2026 - 19:02
në Kryesore, Lajme
A A
Ish-kryetari i Obiliqit jep dorëheqje nga LDK, pasi nuk votuan ndryshim-ligjin për Specialen
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-kryetari i Obiliqit nga radhët e LDK-së, Xhafer Gashi ka dhënë dorëheqje nga kjo parti politike.

Ai ka thënë se këtë po e bën për shkak se LDK-ja nuk votoi ndryshimin-ligjin për Gjykatë Speciale.

Gashi tha se ka dhnëë dorëheqje nga të gjitha funksionet.

Postimi i plotë:

ATDHEU PËRPARA VETES

Të dashur anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës,

Të nderuar qytetarë të Obiliqit dhe të Kosovës,

Së bashku me grupin e asamblistëve të LDK-së ju njoftojmë se;

Ka çaste kur njeriu duhet të ndalet përballë ndërgjegjes së vet dhe të vendosë çfarë do të mbajë me vete: pozitën apo besnikërinë ndaj idealit që ia ka prirë jetës. Sot, për mua, është një çast i tillë.

Mosvotimi nga LDK-ja i ligjit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara ka shkaktuar indinjatë të thellë tek anëtarësia e Degës së LDK-së në Obiliq, përfshirë grupin tonë të asambleistëve. Këtë dhimbje dhe indinjatë e ndaj edhe unë. Si kryetar i Degës, e ndiej për detyrë t’i përgjigjem me qëndrim të qartë dhe me përgjegjësi personale.

Rrugëtimi im për lirinë e Kosovës nisi në vitet e veprimtarisë ilegale, kur fjala për liri thuhej me rrezik dhe dashuria për atdheun sprovohej me përndjekje. Ideali që mishëronin Fahri Fazliu dhe Afrim Zhitia mbetet i gjallë në ndërgjegjen time. Emrat e tyre na kujtojnë çmimin që paguan njerëzit tanë që Kosova të mund të merrte frymë e lirë.

Në luftë, pranë ministrit të Mbrojtjes, Ahmet Krasniqi, dhe më pas si pjesëtar i Komandës së Përparuar, Grupit Operativ III dhe Brigadës 138 “Agim Ramadani”, bashkë me Rrustem Berishën, Agim Ramadanin, Sali Çekajn, Anton Qunin, Xhemajl Fetahajn dhe bashkëluftëtarë të tjerë, përgjegjësia ndaj atdheut mori peshën e jetës. Në ato ditë, kur nuk e dinim nëse do ta shihnim agimin tjetër, besonim se sakrifica jonë do t’u hapte rrugë brezave që do të vinin.

Sot, sa herë shoh të rinjtë e lindur në Kosovën e lirë, kujtoj ata që nuk u kthyen për ta parë këtë ditë. Kujtoj familjet që ende ruajnë një fotografi, një kujtim dhe një mungesë që nuk mbushet. Përballë tyre, çdo pozitë që mbajmë na ngarkon me detyrimin për të qenë të denjë për besimin dhe sakrificën e tyre.

Këtë përgjegjësi jam përpjekur ta mbaj edhe në paqe, gjatë shërbimit institucional dhe viteve të drejtimit të Komunës së Obiliqit. Besimi i qytetarëve më ka dhënë forcë, por edhe më ka kujtuar gjithmonë se detyra publike ka kuptim vetëm kur i shërben vendit dhe njerëzve të tij.

Për mua, mbrojtja e dinjitetit të luftës çlirimtare dhe kërkesa për drejtësi janë përgjegjësi që tejkalojnë kufijtë partiakë. Në një çështje kaq të rëndësishme për Kosovën, përfaqësuesit tanë duhet ta dëgjojnë zërin e qytetarëve dhe ta ndiejnë peshën e shqetësimit të tyre.

Ky qëndrim nuk e përjashton dhe as e zbeh bindjen dhe besimin tim se drejtësia duhet të ngadhënjejë. Secili duhet të mbajë përgjegjësi personale për veprimet e veta, për të kaluarën dhe për të ardhmen. Përgjegjësia duhet të përcaktohet individualisht, mbi prova dhe në një proces të paanshëm, e jo në një proces ndaj të cilit janë bërë publike aq shumë dyshime të bazuara se është një proces politik, i drejtuar tërësisht kundër UÇK-së dhe vlerave që ajo përfaqëson për lirinë e vendit tonë.

Sot duhet ta vendosim atdheun përpara vetes dhe interesave të ngushta partiake. Nuk mund t’i mbaj pozitat e mia në parti kur qëndrimi i saj për këtë çështje bie ndesh me ndërgjegjen time dhe me përgjegjësinë që ndiej ndaj njerëzve që përfaqësoj. Heshtja ime do të rëndonte më shumë se largimi.

Prandaj, jap dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha pozitat e mia në Lidhjen Demokratike të Kosovës:

– Anëtar i Këshillit të Përgjithshëm;

– Anëtar i Kryesisë;

– Kryetar i Degës së LDK-së në Obiliq.

Këtë vendim e marr personalisht, me vetëdije dhe përgjegjësi të plotë. Secili bashkëpunëtor dhe anëtar i Degës ka të drejtën të vendosë sipas ndërgjegjes së vet.

Falënderoj familjen time, që ka ndarë me mua barrën e mungesave, shqetësimeve dhe sakrificave ndër vite. Mbështetja e saj më ka mbajtur në këmbë në ditët më të vështira dhe më jep forcë edhe sot.

Falënderoj anëtarësinë e Degës së LDK-së në Obiliq, asambleistët, bashkëpunëtorët dhe të gjithë qytetarët për besimin dhe përkrahjen. Vitet e punës sonë të përbashkët dhe lidhjet njerëzore të ndërtuara gjatë tyre do të mbeten të çmuara për mua.

Me mirënjohje të veçantë u drejtohem qytetarëve që kanë mbështetur dhe vazhdojnë ta mbështesin këtë kauzë përmes protestave paqësore dhe vigjileve para Kuvendit të Republikës së Kosovës. Në qëndresën tuaj ka dhimbje, dinjitet dhe besnikëri ndaj kujtesës sonë. Zëri juaj meriton të dëgjohet brenda atyre mureve që sot qëndrojnë në një Kosovë të lirë.

Do të vazhdoj t’i shërbej vendit tim dhe të qëndroj pranë qytetarëve, bashkëluftëtarëve dhe familjeve që mbajnë peshën e sakrificës për liri.

Pozitat mund t’i lëmë. Përgjegjësinë ndaj atdheut e mbajmë gjithë jetën.

Me respekt,

Xhafer Gashi

JU REKOMANDOJMË

Vazhdon protesta e tensionuar- përkeqësohet gjendja shëndetësore e disa protestuesve

Vazhdon protesta e tensionuar- përkeqësohet gjendja shëndetësore e disa protestuesve
05/10/2026 - 20:04

Është hedhur gaz lotsjellës gjatë protestës që po zhvillohet pranë Kuvendit të Kosovës. Gjendja shëndetësore e disa protestuesve është keqësuar. Derisa grupe të tjera të protestuesve nuk janë...

Më shumëDetails

Një vajzë dërgohet drejt Emergjencës pas hedhjes së gazit lotsjellës nga policia

Një vajzë dërgohet drejt Emergjencës pas hedhjes së gazit lotsjellës nga policia
05/10/2026 - 19:48

Një vajzë është dërguar për Emergjencë pas hedhjes së gazit lotsjellës nga Policia e Kosovës, në drejtim të protestuesve. Policia e Kosovës ka filluar të hedh gaz lotsjellës...

Më shumëDetails

Arian Tahiri: Pas 16 shtatorit për ne është ligji, jo pazaret

Arian Tahiri: Pas 16 shtatorit për ne është ligji, jo pazaret
05/10/2026 - 19:43

Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, ka deklaruar se pas vendimit të 16 shtatorit, çështja kryesore për të dhe partinë e tij është miratimi i Ligjit për Dhomat e...

Më shumëDetails

Autoambulanca arrin në Kuvend, deputetët thonë se gazi lotsjellës ka hyrë brenda objektit (Video)

Autoambulanca arrin në Kuvend, deputetët thonë se gazi lotsjellës ka hyrë brenda objektit (Video)
05/10/2026 - 19:20

Një autoambulancë është parë duke shkuar drejt objektit të Kuvendit të Kosovës, pas përshkallëzimit të situatës mes protestuesve dhe Njësisë Speciale të Policisë. Ndërkohë, deputetë që ndodhen brenda...

Më shumëDetails

Mes gazit e tymit- Disa nga deputetët e Vetëvendosjes largohen nga Kuvendi

Mes gazit e tymit- Disa nga deputetët e Vetëvendosjes largohen nga Kuvendi
05/10/2026 - 19:13

Një numër i konsiderueshëm i deputetëve të Vetëvendosjes kanë dalë nga ndërtesa e Kuvendit të Kosovës. Ata kanë dalë nga hyrja kryesore e Kuvendit, ndonëse dyer ishin të...

Më shumëDetails

Albin Kurti iu ikë protestuesve, mbrojtja e afërt e nxjerr nga mbrapa Kuvendit

Albin Kurti iu ikë protestuesve, mbrojtja e afërt e nxjerr nga mbrapa Kuvendit
05/10/2026 - 18:58

Kryeministri Albin Kurti, është larguar nga objekti i Kuvendit përmes pjesës së pasme, i shoqëruar nga pjesëtarët e mbrojtjes së afërt, në një kohë kur jashtë Kuvendit po...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Auto Draft

    Thellohet skandali i videove intime: Adi Hila kryen marrëdhënie edhe me meshkuj, ja kush është këngëtari i ri korçar (Pamje +18)

    923 Shpërndaje
    Shpërndaje 369 Tweet 231
  • 200 video intime? Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat,- kush është ish ‘ministri’ me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop?

    149 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 37
  • Vazhdojnë dorëheqjet në LDK pasi kjo parti nuk mbështeti ndryshimet ligore për Gjykatën Speciale

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Zhegrova më i miri i ndeshjes, këto janë notat e lojtarëve pas takimit Kosova vs Austria

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Thellohet skandali me Raiffeisen Bank, paratë zhduken edhe nga llogaritë e bllokuara

    138 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 35

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë