Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi ditën e sotme e ka fillur duke pirë kafe me punëtorë të Kompanisë regjionale të pastrimit “UNITETI”, shkruan Veriu.info.
Idrizi ka falenderuar duke thënë se këta punëtorë të palodhshëm gjatë gjithë kohës kujdesen për një ambient të pastër.
Postimi i plotë:
MYSAFIRËT E MI
Kafenë e mëngjesit me punëtorë të Kompanisë regjionale të pastrimit “UNITETI”.
Këta punëtorë të palodhshëm gjatë gjithë kohës kujdesen që të kemi një ambient të pastër dhe në shërbim të qytetarëve.
Falënderim dhe respekt për ta!













