Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Avokati i PDK-së i reagon Kurtit: S’ekziston detyrimi që të pritet 72 orë për Projektligjin për Specialen

06/10/2026 - 17:09
në Lajme
A A
Avokati i PDK-së i reagon Kurtit: S’ekziston detyrimi që të pritet 72 orë për Projektligjin për Specialen
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Avokati i angazhuar nga PDK-ja, Faton Fetahu, ka reaguar pas deklaratës së sotme të kryeministrit Albin Kurti lidhur me procedurën e shqyrtimit të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Fetahu ka kundërshtuar pretendimin se Projektligji nuk mund të shqyrtohet në lexim të dytë pa kaluar 72 orë nga leximi i parë, duke thënë se një qëndrim i tillë është juridikisht i paqëndrueshëm.

“Duke marrë shkas nga deklarata e sotme e Kryeministrit Albin Kurti lidhur me pretendimin se Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk mund të shqyrtohet në lexim të dytë pa kaluar 72 orë nga leximi i parë, si dhe nga referimi i tij në Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të 9 janarit 2026, vlerësoj se një qëndrim i tillë është tërësisht i paqëndrueshëm juridikisht dhe devijon qartazi nga konstatimet që vetë Gjykata Kushtetuese ka dhënë në atë Aktgjykim”, ka shkruar Fetahu në një postim në Facebook.

Sipas tij, afati prej 72 orësh buron nga neni 85 i Rregullores së Kuvendit, ndërsa neni 123 mundëson shmangien nga afatet procedurale.

“Afati prej 72 orësh buron nga neni 85 i Rregullores së Kuvendit, i cili rregullon institutin e veçantë të procedurës së përshpejtuar. Mirëpo, kjo nuk është rruga e vetme që njeh Rregullorja. Neni 123 përcakton shprehimisht se, me propozim të së paku gjashtë deputetëve dhe me votën e dy të tretave të deputetëve të pranishëm, Kuvendi mund të vendosë për shmangie nga afatet procedurale. Pikërisht ky institut mund të zbatohet për fazën e shqyrtimit të dytë të këtij Projektligji”, ka thënë ai.

Fetahu ka kundërshtuar edhe referimin në ligjet e miratuara më 5 dhjetor 2024.

“Edhe referimi në ligjet e miratuara më 5 dhjetor 2024 është juridikisht i pasaktë. Si avokat i autorizuar i PDK-së në procedurat kushtetuese ndaj atyre ligjeve, theksoj se Gjykata Kushtetuese nuk i shpalli ato jokushtetuese për shkak se Kuvendi nuk kishte zbatuar procedurën e përshpejtuar të nenit 85. Përkundrazi, Gjykata konstatoi se nenet 85 dhe 86 nuk ishin aplikuar dhe se shumica parlamentare kishte keqpërdorur pikërisht nenin 123 për shmangien nga afatet”, ka shkruar Fetahu.

Ai ka sqaruar se, sipas tij, Gjykata Kushtetuese kishte kontestuar mënyrën e zbatimit të nenit 123 dhe jo ekzistencën e tij.

“Ajo që Gjykata sanksionoi ishte mënyra se si ishte zbatuar neni 123. Ligjet e 5 dhjetorit u proceduan në dy lexime brenda një kohe jashtëzakonisht të shkurtër, me vetëm 5 deri në 10 minuta për faza të veçanta të punës së komisioneve dhe me 20 deri në 45 minuta ndërmjet fazave të procedurës. Në atë mënyrë deputetëve, komisioneve parlamentare dhe vetë Kuvendit iu pamundësua shqyrtimi real dhe efektiv i projektligjeve. Gjykata nuk e kontestoi ekzistencën e nenit 123, por ajo kontestoi zbatimin e tij në një mënyrë që e zbrazte procedurën parlamentare nga përmbajtja e saj kushtetuese”, ka thënë ai.

Avokati i PDK-së ka bërë dallim mes situatës së sotme dhe asaj të ligjeve të miratuara më 5 dhjetor 2024.

“Situata e sotme është thelbësisht tjetër. Materialet e Projektligjit për Dhomat e Specializuara u janë shpërndarë deputetëve të shtunën, më 3 tetor 2026, ndërsa leximi i parë është zhvilluar dhe përfunduar të hënën, më 5 tetor. Deputetët kanë pasur rreth 48 orë për shqyrtimin e materialit para leximit të parë, ndërsa sot kërkohet vetëm zhvillimi i fazës që çon në leximin e dytë”, ka shkruar Fetahu.

“Prandaj, nëse Kuvendi sot miraton shmangien sipas nenit 123 dhe u siguron deputetëve dhe komisioneve kohë reale për paraqitjen e amendamenteve, shqyrtimin në komisionin përgjegjës, vlerësimin nga komisionet përkatëse dhe përgatitjen e raportit për seancë, nuk ekziston pengesë juridike që Projektligji të shqyrtohet dhe të votohet në lexim të dytë edhe sot”, ka deklaruar ai.

Fetahu ka thënë se Gjykata Kushtetuese nuk ka përcaktuar që 72 orë duhet të kalojnë domosdoshmërisht ndërmjet dy leximeve në çdo rrethanë.

“Gjykata Kushtetuese nuk ka vendosur se ndërmjet dy leximeve duhet të kalojnë domosdoshmërisht 72 orë në çdo rrethanë. Ky afat i përket nenit 85. Ndërkaq, neni 123 ekziston pikërisht për t’i mundësuar Kuvendit shmangien nga afatet procedurale, me kusht që të ruhet shqyrtimi efektiv parlamentar”, ka shkruar ai.

“Për këtë arsye, analogjia me 13 ligjet e shpallura jokushtetuese është e pabazuar. Atje u cenua procesi parlamentar duke i reduktuar dy leximet dhe punën e komisioneve në disa minuta. Këtu leximi i parë është përfunduar dje, materialet janë në dispozicion të deputetëve që nga e shtuna dhe ekziston kohë efektive që komisionet ta kryejnë shqyrtimin e tyre gjatë ditës”, ka thënë Fetahu.

Në fund, ai ka përsëritur qëndrimin se Projektligji mund të shqyrtohet në lexim të dytë edhe gjatë ditës së sotme.

“Në aspektin juridik, pra, nuk ekziston detyrim që të pritet deri të enjten. Projektligji mund të shqyrtohet në lexim të dytë edhe sot, nëse ekziston vullneti parlamentar për ta zbatuar nenin 123 në përputhje me standardin që ka përcaktuar Gjykata Kushtetuese”, ka përfunduar Fetahu.

 

 

JU REKOMANDOJMË

Haradinaj: Albin Kurti i dha një goditje të rëndë UÇK-së, po e çon vendin në zgjedhje

Haradinaj: Albin Kurti i dha një goditje të rëndë UÇK-së, po e çon vendin në zgjedhje
06/10/2026 - 18:06

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Albin Kurti po e çon vendin drejt zgjedhjeve dhe se me këtë po i jep një goditje UÇK’së duke e...

Më shumëDetails

Haradinaj për Kurtin: Po punon me e zhbë Kosovën, keqbërës patologjik

Haradinaj për Kurtin: Po punon me e zhbë Kosovën, keqbërës patologjik
06/10/2026 - 17:47

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, lidhur me zhvillimet politike dhe çështjen e miratimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e...

Më shumëDetails

Hamza: Kemi më shumë se një emër për President, s’pranoj dhe s’refuzoj emra që s’janë prpopozuar

Hamza: Kemi më shumë se një emër për President, s’pranoj dhe s’refuzoj emra që s’janë prpopozuar
06/10/2026 - 17:40

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza tha se kanë “më shumë se një emër” për President. I pyetur në një konferencë për media për emrat, Hamza tha se do...

Më shumëDetails

Kurti kërkoi respektim të rregullit 72-orësh, Hamza: E pa saktë juridikisht, ne kemi kërkuar shmangie të procedurës

Hamza ia kthen Kurtit me kundërofertë: Sjelli 29 deputetë në sallë, qysh t’dojnë le të votojnë
06/10/2026 - 17:31

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka reaguar pas konferencës së kryeministrit Albin Kurti, i cili ndër tjerash sot tha se për të votuar ligjin për...

Më shumëDetails

Hamza ia kthen Kurtit me kundërofertë: Sjelli 29 deputetë në sallë, qysh t’dojnë le të votojnë

Hamza ia kthen Kurtit me kundërofertë: Sjelli 29 deputetë në sallë, qysh t’dojnë le të votojnë
06/10/2026 - 17:26

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, i është përgjigjur kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, pas konferencës së këtij të fundit, duke i bërë një kundërofertë për miratimin e ndryshimeve...

Më shumëDetails

Hamza – Kurtit: S’e bëre asnjë hap – s’ka rezultat final pa u miratuar përfundimisht ligji për Specialen

Hamza – Kurtit: S’e bëre asnjë hap – s’ka rezultat final pa u miratuar përfundimisht ligji për Specialen
06/10/2026 - 17:23

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza doli sërish në konferencë për media, duke thënë se qëndrimi i kësaj partie është “konsistent” dhe çështja e Presidentit dhe ajo e miratimit...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Auto Draft

    Thellohet skandali i videove intime: Adi Hila kryen marrëdhënie edhe me meshkuj, ja kush është këngëtari i ri korçar (Pamje +18)

    1019 Shpërndaje
    Shpërndaje 408 Tweet 255
  • Pamje ekskluzive: Sheshi i mbuluar me gjakë nga plagët e nipit të Hashim Thaçit, u rrah brutalisht nga policia – doktor Donjet Bislimi i dha ndihmë në vendngjarje

    147 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • 200 video intime? Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat,- kush është ish ‘ministri’ me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop?

    187 Shpërndaje
    Shpërndaje 75 Tweet 47
  • LAJMI I FUNDIT: Përfundon takimi Kurti – Hamza

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Skandal: Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë